MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Zhvillimi i Grupit Rinor të Lushnjës.

Grupi rinor i Lushnjës ka 20 djem dhe vajza nga qyteti dhe zonat rurale të Lushnjës.

Këta të rinj ndjekin kurse profesionale në qytetin më të afërt, Fier, dhe disa shkojnë edhe në Lushnje. Vajzat janë më të orientuara drejt kurseve të rrobaqepsisë, parukerisë dhe gatimit si dhe kurseve të tjera të kërkuara nga tregu i punës. Djemtë janë më të orientuar drejt kurseve të hidraulikës, mekanikës dhe kursin për elektricistë.

Të rinjtë në fjalë ndjekin kurse profesionale dhe angazhohen në aktivitete të tjera të projektit. Një nga kurset e formimit të zhvillimit njerëzor ku ata morën pjesë ishte ai për sipërmarrjen.

Duke qenë në fillim të rrugës së punësimit apo vetëpunësimit, MWL është e orientuar drejt sipërmarrjes për shkak të potencialit dhe motivimit të të rinjve për të krijuar ide dhe për të marrë përsipër rrezikun e sipërmarrjes.Këta të rinj kanë potencialin, dëshirën dhe ëndrrën, por shumë faktorë socialë i pengojnë që të arrijnë këto dëshira.

MWL do të vazhdojë t’i mbështesë këtë grup në udhëtimin dhe orientimin e tyre në tregun e punës.