MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Vizita e Sr Josette Zammit-Mangion IBVM  në Shqipëri.

Kaluam një mbrëmje emocionuese të hënën, në datën 24 qershor. Pritëm në aeroport Sr Josette Zammit Mangion IBVM dhe Jess Templeman që do të vizitonin misionin Mary Ward Loreto. Jess punon në ARISE në Britaninë e Madhe dhe ka ardhur si trajnere për anëtarët shqiptarë të RENATE-s si dhe si konsulente për disa OJQ në Tiranë. Ishim kaq të lumtur t’i mirëpresim ato në Tiranë.

Ditën tjetër, Jess filloi punën e saj në Tiranë, (foto në vijim), ndërsa Pjetri, Josette dhe Imelda u nisën herët për në Tropojë, ku kishin katër takime lidhur me misionin ‘e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja’. Këtu përfshiheshin shumë tema: Krijimi i një ekipi këshillimor në rajon, krijimi i grupeve të grave në shumë fshatra, kampi i ardhshëm veror në Bajram Curri, dëgjimi i vëshirësive dhe sukseseve të grupit të grave në Raja dhe vizita e familjes së mrekullueshme të Linditës . Më vonë, në luginën e Valbonës, vizituam Dalvinën, e cila punonte në kiosken e Artizanatit MWL, e cili po bëhet kaq e suksesshme dhe tejet mbresëlënëse. Më në fund, në mbrëmje, u bashkuam me Motrat e Dushajt dhe hëngrëm darkë me to në shtëpinë e tyre duke diskutuar për bashkëpunimin tonë të ardhshëm. Kaluam një ditë të mrekullueshme. Shumë faleminderit Lules (Mary Ward Loreto), Payman dhe Nedas (Vullnetarë të Korpusit të Paqes) si edhe Pjetrit që na shoqëroi kudo. Shumë faleminderit miqve tanë të mrekullueshëm.