MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Trajnimi: “Trafikimi I Qënieve Njerëzore: Identifikimi I Viktimave ekzistuese dhe atyre të mundshme për trafikim në Sistemin Shëndetësor”

Mary WARD Loreto kreu një trajnim kundër trafikimit në spitalin e Bajram Currit në 11 qershor 2019.

Mjekët dhe infermierët u angazhuan në këtë trajnim, duke iu përgjigjur metodologjisë me raste konkrete të pacientëve që vijnë në spital, të cilët mund të jenë viktima potenciale të trafikimit.

Ata shprehën gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të zhvilluar dhe përdorur informacionin e marrë nga ky trajnim, në punën e tyre në të ardhmen si dhe për të luajtur rolin e tyre në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në fund të trajnimit, Punonjësi Social i MWL-së prezantoi studimin “Përtej Barrierave”, të realizuar nga Fondacioni, mbi migracionin e paligjshëm shqiptar si një nga rrugët e përhapura për trafikimin dhe shfrytëzimin e qenieve njerëzore.