MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Trajnimi përfundimtar i stafit të MWL për Lidershipin e Udhëhequr ngaKarakteri.Ceremonia e dhënies së çertifikatave nga trainerja Edlira Gjoni, Lidere e Brezit të së Ardhmes, Instituti McCain për Lidershipin Ndërkombëtar.

Në 18 qershor 2019, pjesëtarë të stafit të Fondacionit MWL përfunduan me sukses trajnimin e Lidershipit me Karakter, të drejtuar nga Edlira Gjoni, Lidere e Brezit të së Ardhmes, nga Instituti McCain për Lidershipin Ndërkom-bëtar.

Në ditën përmbyllëse të trajnimit dhe gjatë ceremonisë të përfundimit të Nivelit të Lartë të Trajnimit për Lidershipin e udhëhequr nga Karakteri, të gjithë anëtarët e stafit u pajisën me çertifikata nga Edlira Gjoni dhe anëtarët e Bordit të Qendrës për Ndikim Publik. Gjithashtu të pranishëm për ceremoninë, nëpërmjet Skype, ishin gjeneral lejtnant Benjamin C. Freakley, në pension, Këshilltar i Lartë nga USA, si dhe Ambasadori Michael C. Polt, Drejtor i Lartë i Institutit McCain.

Anëtarët e ekipit të Fondacionit Mary WARD Loreto i janë shumë mirënjohës Znj. Edlira Gjoni dhe Institutit McCain për Lidershipin Ndërkombëtar, për këtë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim profesional dhe personal.

Përmes këtij trajnimi, ekipi po shndërrohet në një grup advokimi për vlerat themelore të përbashkëta të integritetit, përgjegjësisë, respektit, besimit, mundësive ekonomike, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.