MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Trajnimi Mbi Trafikimi I Qënieve Njerëzore me Personelin e Hotelit “GARDEN INN HILTON”.

Në qershor, MWL realizoi një bashkëpunim shumë të rëndësishëm me hotelin prestigjioz “Garden Inn Hilton” në Tiranë dhe me personelin e këtij hoteli, rreth trafikimit të qenieve njerëzore.

Ky trajnim u krye në kuadër të ndërgjegjesimit, identifikimit dhe referimit të rasteve të mundshme të trafikimit dhe shfrytëzimit në industrinë e hoteleri-turizmit.

Ky trajnim ishte me rëndësi të madhe për faktin se industria e hotelerisë dhe hotelet janë vendodhja e dytë më i shpeshtë i trafikimit të seksit.

Në këtë trajnim morën pjesë 20 pjesëmarrës nga departamente të ndryshme kryesore të hotelit, si departamenti i sigurisë, pritjes, i kujdesit të higjenës si dhe stafi drejtues.

Trajnimi u përqëndrua në diskutime në grup me stafin për raste të ndryshme të mundshme të shfrytëzimit dhe trafikimit në ambientet e hotelit. Kjo ndihmoi që stafi në fjalë të rrisë vigjilencën e çdo departamenti për të identifikuar rastet e mundshme dhe referimin e rasteve në fjalë.

Sipas vlerësimit të pjesëmarrësve në fund të trajnimit, dicka e re për ta gjatë trajnimit ishin statistikat e fundit globale dhe lokale për trafikimin, shfrytëzimin dhe skllavërinë moderne. Ata kuptuan nga statistikat se trafikimi dhe koncepti i ri i skllavërisë moderne në mbarë botën janë një trend në rritje.

Nga ky trajnim pjesëmarrësit morën me vete rastet e identifikimit dhe raportimit të shfrytëzimit seksual në hotele. Bashkëpunimi i të gjitha departamenteve të hoteleve për identifikimin e rasteve është shumë thelbësor.

Pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre nga punë të mëparshme, duke e pranuar çka u tha më lart, si një fenomen që ndodh në industrinë e hoteleri-turizmit në Shqipëri. Garden Inn Hilton ka krijuar pengesa të shumta për të shmangur shfrytëzimin seksual, e megjithatë stafi i trajnuar do të jetë vigjilent për të gjitha shenjat e ndonjë rasti të mundshëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, derisa të referohen në nivelin e menaxhimit sipas protokollit të brendshëm të kompanisë.