MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Trajnimi i stafit të MWL-së për Lidershipin e udhëhequr nga karakteri.

Mary Ward Loreto ka një qasje holistike për ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimit profesional të stafit. Këtë vit, stafi i MWL, po merr pjesë në një trajnim një-vjeçar mbi Lidershipin me Karakter, i cili mundësohet nga Instituti McCain dhe Qendra për Impakt Publik. Kjo e fundit, punon për të trajnuar dhe fuqizuar profesionistë, qytetarë aktivë dhe liderë të rinj në karrierë në kontekste të ndryshme në Shqipëri.

Kurrikula e trajnimit për lidershipin me karakter u zhvillua nga Instituti McCain në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe po ofrohet nga Dr. Edlira Gjoni, e cila është akredituar si Lidere e Brezit të Ri(NGL) nga Instituti.

Programi dyjavor (Një ditë në muaj për një vit) ofron një trajnim intensiv për pjesëtarët e ekipit të Fondacionit Mary Ward Loreto, në zhvillimin profesional dhe personal. Trajnimi ka si fokus kryesor vlerat, etikën dhe lidershipin për të krijuar një ekip të aftë dhe të qëndrueshëm liderësh të karakterizuar nga karakteri, të cilët formojnë mjedisin në të cilin jetojnë dhe në fund të fundit të ardhmen tonë.

Përmes këtij trajnimi, ekipi po shndërrohet në avokatë të vlerave themelore të përbashkëta të integritetit, përgjegjësisë, respektit, besimit, mundësive ekonomike, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Pjesëmarrësit pritet të demonstrojnë karakter, përkushtim ndaj vlerave thelbësore njerëzore dhe lidership.

Një aspekt kyç i programit është përgatitja nga secili pjesëmarrës i një Projekt Veprimi Individual të Lidershipit. Duke synuar përcaktimin e hapave dhe veprimeve konkrete, secili pjesëmarrës do të sjellë ndryshime pozitive në punën dhe mjedisin përkatës përmes projektit. Projekti i Veprimit është projekti kryesor i zhvillimit të pjesëmarrësve gjatë trajnimit.

Deri më tani, janë zhvilluar 5 sesione nga ky trajnim.