MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Trajnimet që zhvillohen në të gjithë Shqipërinë me të rinjtë.

Harta jonë e shërbimeve të ofruara në Shqipëri vazhdon të zgjerohet nga muaji në muaj. Në programin e trajnimeve që ofrojmë, përpiqemi të përfshijmë sa më shumë të rinj që mundemi, veçanërisht ata nga zonat e largëta. Kohët e fundit Projekti MWL për të Rinjtë ishte në Dajç, një fshat i vogël midis Lezhës, Shkodrës dhe Velipojës. Ishte hera e parë në shkollën e mesme komunitare, “Luce Agraja” dhe ne u mahnitëm nga angazhimi i studentëve të kësaj shkolle. Tema e trajnimit lidhej me ndërgjegjësimin për përdorimin e mediave sociale dhe parandalimin e trafikimit në internet. Kjo është një temë e nxehtë për adoleshentët në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Nga zona në zonë dhe grupi në grup, ekzistojnë nivele të ndryshme përvoje dhe vetëdije për rolin e mediave sociale në trafikimin e qenieve njerëzore dhe si ta parandalojmë atë.

Në Elbasan u zhvillua një sesion veçanërisht dinamik me pjesëmarrjen e rreth 40 nxënësve të niveleve të ndryshme arsimore. Nxënësit ishin shumë të vetëdijshëm për përdorimin e profileve të mediave sociale dhe botëkuptimi i tyre për internetin ishte befasues dhe profesional. Ky fakt ishte tejet i dobishëm për trajnimin, dhe gjithashtu tregon rrezikun e lartë, me të cilin përballen  të rinjtë. Sesioni në fjalë i ndihmoi nxënësit të jenë përgjegjës dhe të kujdesshëm me informacionin personal, si dhe të kuptojnë dhe të parandalojnë efektet anësore negative të përdorimit të tepëruar të mediave sociale.