MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Trajnime të Zhvillimit Njerëzor me Gratë e Lushnjës.

Meqenëse MWL ka lëvizur nga Fieri në Lushnjë për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore, në këtë komunitet vulnerabël eshte filluar një program i zhvillimit njerëzor me një grup grash që ndjekin kurse formimi profesional për rrobaqepësi. Rreth 15-20 vajza dhe gra kanë marrë pjesë në kurset tona. Temat si menaxhimi i stresit, rritja e vetëvlerësimit, praktikat e mira të prindërimit dhe diskriminimi trajtohen në trajnimet që kemi ofruar deri me tani. Ky grup grash janë ndihmuar për të gjetur guximin e humbur dhe për të reflektuar mbi nevojat përkatëse, si dhe për të qenë të hapur për të folur dhe për të marrë iniciativën për të bërë ndryshime. Është e vështirë të përballesh e vetme me sfidat e jetës. Për këto gra ishte e vështirë të pranonin faktin se dikush do të vinte dhe të kalonte kohë për t’u njohur me to, për të dëgjuar historitë e tyre dhe për t’i ndihmuar të gjejnë teknika për të kapërcyer vështirësitë e jetës. Për ne ëshhtë arrtije që këto gra vazhdojnë të ndjekin mbledhjet pas takimit, dëgjimit, dhe të shprehurit të së vërtetës së tyre.

dav