MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Trajnim ndërgjegjësues kundër trafikimit I MWL-së në bashkëpunim me Komitetet Rajonale Anti Trafikimit (KRAT).

Në dy muajt e fundit në prill dhe maj, MWL zhvilloi 9 aktivitete ndërgjegjësuese kundër trafikimit të qënieve njerëzore në 6 qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Këto seanca trajnimesh u organizuan në shkollat e mesme si në tabelat e mëposhtme:

  1. Tabela e aktiviteteve sipas seancave për rritjen e ndërgjegjësimit për: Trafikimin e Qënieve Njerëzore:

  1. Tabela e seancave të rritjes së ndërgjegjësimit për: Impaktin e Mediave Sociale dhe Trafikimit Online:

Më poshtë vijojnë disa foto të kryera gjatë seancave ndërgjegjësuese:

Metodologjia e përdorur për realizimin e këtyre seancave ështe joformale dhe  përdorën video të ndryshme, pamje vizive dhe ushtrime për të reflektuar dhe stimuluar mendimin kritik rreth informacionit dhe fenomenit. Këto instrumenta dhe strategji mësimore i mundësuan të rinjve të ishin interaktivë me materialin gjatë seancave 45 minutëshe.

Të rinjtë u informuan për fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne, rreth shkaqeve të këtij fenomeni në shoqërinë tonë, se si ata mund të identifikojnë shenjat e një situate potencialisht të rrezikshme dhe për mediat sociale si një nga format më të përhapura të rekrutimit online të viktimave të trafikimit dhe shfrytëzimit.

Në këto seanca morën pjesë 327 të rinj mes moshës 15 dhe 18 vjec.