MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Trafikimi Njerëzor dhe Skllavëria Moderne – Publikim nga Mike Emberson, ish CEO i Medaille Trust.

Në një sipërmarrje të re emocionuese, Medaille Trust është partnere me Redemptorist Publishing për të prodhuar librin me titull Trafikimi i Qenieve Njerëzore dhe Skllavëria Moderne: Prezantimi i çështjes dhe Njohja e Shenjave, shkruar nga Mike Emberson. (ISBN: 9780852314852).

Libri përshkruan tmerrin e skllavërisë moderne dhe trafikimit njerëzor në Mbretërinë e Bashkuar. Çdo vit, mijëra viktima sillen në vend për t’u shfrytëzuar në shtëpitë publike, në fermat dhe shtëpitë private. Kjo tregti në mbarë botën ka skllavëruar miliona njerëz duke shtuar me miliarda fitimet e kriminelëve përfitues. Ky libër flet për rolin që luan Mbretëria e Bashkuar në këtë tregti të ulët dhe të papranueshme. Libri shpalos dhe rrëfen detaje tronditëse të këtij abuzimi me të drejtat e njeriut, përmes ilustrimeve të historive rrënqethëse të viktimave dhe informacionit të gjërë të autorit, të akumuluar nga përvoja e tij e punës në terren.

Shpresohet që lexuesi të përfitojë shumë nga studimi i këtij libri, por më konkretisht lexuesi do të:

Zhvillojë një botëkuptim më të mirë të problemit dhe çështjeve që kanë të bëjnë me trafikimin e qenieve njerëzore.

Dijë se çfarë po bëhet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Dijë se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Dy fjalë për autorin dhe bashkëpunimin me MWL: Mike Emberson ka punuar kundër trafikimit që në vitin 2003. Ka qenë Drejtor Ekzekutiv (CEO) i Medaille Trust-it. Përmes ndërhyrjes së tij, MWL, edhe sot, është në partneritet me Medaille Trust në Tiranë, ku një nga nëpunësit këshillon online viktima të trafikimit të strehuar në strehat e Medaille Trust në Britaninë të Madhe.

Këtë vit Medaille Trust ka ndihmuar me financim një pjesë të rindërtimeve në këtë qendër.

https://www.renate-europe.net/human-trafficking-and-modern-slavery-publication-by-mike-emberson-former-ceo-of-the-medaille-trust/