MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Si për cdo aktivitet që ne zbatojmë, edhe në këtë rast nuk ia dalim dot vetëm. Rrjetëzimi është bërë një element i rëndësishëm i prjekteve te MWL në drejtim të strategjisë që ai ka për krijimin e një impakti të qëndrueshëm në zonat e shënjestruara, dhe jo vetëm por edhe në nivel kombëtar e Evropian. Menaxherja e Projektit të Grave të MWL-së është anëtare e grupit kryesor të RENATE dhe 6 punonjës janë po ashtu anëtarë. Menaxherja e këtij Projektit te Grave është kryetarja aktuale, deri në Dhjetor 2018, e rrjetit të Përgjigje të Bashkuara Kundër Trafikimit (URAT). Anëtarësia e këtij rrjeti përbëhet nga 4 kongregacione fetare, 9 OJQ kombëtare (dy prej të cilëve kanë strehë për të mbijetuarit e TNj) dhe Korpusi i Paqes.

Shën Bakhita – Dita Ndërkombëtare e Lutjes kundër TNj-së, ka qenë një aktivitet i suksesshëm i këtij rrjeti në shkurt të vitit 2018. URAT dhe MWL-ja mundësuan gjithashtu fushatën UN GIFT BOX në Vlorë për Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Korrik dhe në Kosovë për Ditën Evropiane Kundër Trafikimit në Tetor.

MWL-ja është ftuar dhe është pjesë e rrjeteve të ndryshme në Shqipëri duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit, ku jemi të përfaqësuar nga Koordinatori i Qendrës së Këshillimit për Gratë (MWL ACT CENTER). MWL ka zhvilluar instrumenta dhe një rrjet për t’u lehtësuar grave qasjen në mundësitë e tregut të punës. Një dokumentar i quajtur “MWL, Shpresë për Gratë” është përdorur si mjet për të angazhuar bizneset dhe sipërmarrësit që të bashkëpunojnë për biznese me përgjegjësi etike dhe shoqërore. Organizimi dhe pjesëmarrja në panaire të ndryshme të organizuara në Shqipëri, dhe sidomos në Tiranë, ka shërbyer për prezantimin e produkteve, por edhe si një vlerësim tregu për punën e ardhshme në vazhdim.

 

Workshop Ndërkombëtar“ Parlamentarët Evropianë në luftë kundër skllavërisë moderne” 

Mary Ward Loreto u ftua të marrë pjesë në Workshopin Ndërkombëtar “Parlamentarët Evropianë në Luftë kundër Skllavërisë Moderne”, mbajtur më 26 shtator 2018, në Parlamentin Shqiptar. Seminari u organizua nga Parlamenti Shqiptar dhe Fondacioni i Trafikimit Njerëzor i Mbretërisë së Bashkuar, me qëllim krijimin e një Rrjeti Evropian deputetësh si nga pala e qeverisë dhe nga pala e opozitës, për të adresuar trafikimin e qenieve njerëzore si Skllavëri Moderne.

Parlamentarët shqiptarë, Delegacione nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Greqia, Sllovenia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe 3 përfaqësues nga shoqëria civile në Shqipëri morën pjesë në takim dhe në diskutime. Qëllimi i seminarit ishte gjetja e një mënyre me anë të së cilës çdo parlament ta ketë me përparësi problemin e trafikimit të qenieve njerëzore në agjendën e tyre politike pavarësisht se cila qeveri apo partia politike është në pushtet. Ideja është të krijohet një strukturë parlamentare që merret me çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore. Në këtë workshop u ngritën shumë shqetësime në lidhje me parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen penale dhe partneritetet nga panelistët. Parlamentarët që përfaqësonin Shqipërinë parashtruan çështje të ndryshme.

Kjo për faktin se Shqipëria mbetet një nga vendet më problematike në lidhje me fenomenin e skllavërisë moderne (MDS). Ajo mbetet një vend origjine dhe tranziti. Niveli i ulët ekonomik, krimi i organizuar dhe moszbatueshmëria e ligjit mbeten faktorët kryesorë që çojnë në Skllavërinë Moderne. Si me rëndësi u theksuan masat parandaluese, duke filluar brenda familjes, reforma e sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor. U zhvillua edhe nje seancë mbi mënyrat se si parlamentarët mund të punojnë më mirë së bashku në krijimin e një rrjeti parlamentar për rajonin duke marrë parasysh hapat paraprakë për të krijuar komisione parlamentare në secilin vend. Ata theksuan faktin se OSHC-të janë vendimtare në këtë proçes.

Gjatë punimeve u vu në dukje se duhet të zhvillohet një proçes monitorimi i zbatueshmërisë së ligjeve dhe kodit të punës, për të trajtuar TQNJ. MWL sugjeroi që Organizatat e Shoqërisë Civile të përfshihen në procesin e monitorimit, pasi puna nga themeli mund të sjellë shumë çështje sfiduese dhe realiste nga këndvështrimi i përfituesve. Diskutimet dhe puna gjithashtu duhet të përqëndrohen në parandalimin e ri-viktimizimit. Kjo është e nevojshme dhe duhet të konsiderohet si përgjegjësi e drejtpërdrejtë e zbatuesve të ligjit dhe e aktorëve kryesorë përgjegjës për punën kundër trafikimit. Financimi për OSHC-të mbetet ende problem dhe duhet të ketë më shumë investime në punën e drejtpërdrejtë me viktimat dhe në aktivitetet në terren.

Ne jemi mirënjohës për pjesëmarrjen në këtë seminar dhe për kontributin që ofruam në kuadër të rrjetit për luftën kundër skllavërisë moderne.

 

 

Rrjeti Shqiptar URAT organizuan UN GIFT BOX (Kutinë e Dhuratave të Kombeve të Bashkuara) kundër trafikimit njerëzor, për të përkujtuar 18 Tetorin, dita e Bashkimit Evropian kundër Trafikimit Njerëzor.

Rrjeti URAT në bashkëpunim me Terre des Hommes drejtoi fushatën Kutia e Dhuratave e OKB-së në Prizren, Kosovë më 18 tetor. Zëvendës ministrat e Punëve të Brendshme nga Kosova dhe Shqipëria si dhe kryetari i komunës së Prizrenit ishin të pranishëm në hapjen e manifestimit.

Tema e këtij viti ishte ngritja e vetëdijes për trafikimin e fëmijëve të rrugës që lypin dhe që kryejnë krime të lehta. Fëmijët shqiptarë, kryesisht nga përkatësia etnike rome dhe egjiptiane, janë të ekspozuar dhe të shfrytëzuar si në Kosovë, edhe në Shqipëri.

Organizatat që bashkëpunuan me URAT për këtë aktivitet janë IBVM Loreto, MWL, Different & Equal, VATRA, SHKEJ, NISMA, ARSIS dhe Caritas Albania.

Aktivitete të shumta janë organizuar edhe për fushatën Kutia e Dhuratave, ku mund të përmenden ekspozita dhe video amatore, të gjitha me qëllim vëmendjen dhe informimin e të rinjve që janë më të prekshëm nga trafikimi i qenieve njerëzore.

 

 

Agjenda Kombëtare për Gratë, Paqe dhe Siguri dhe zbatimi i saj në Shqipëri.

31 tetori shënon 18 vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara. Në këtë datë, Shqipëria nisi Planin e saj të parë të Veprimit. Vendi ka bërë përpara në hartimin e politikave për fuqizimin e grave dhe arritjen e barazisë gjinore. Plani i Veprimit ofron masat më të mira për të trajtuar diskriminimin gjinor dhe fuqizon gratë në vendimmarrje, pushtet lokal, në ushtri dhe forcat policore. Në këtë konferencë morën pjesë aktorë të rëndësishëm duke përfshirë qeverinë, partnerë, donatorë, OJQ-të, parlamentarë, ekspertë/akademikë dhe studentë. Nisja e këtij Plani Veprimi u organizua në 2 seanca me panele të ftuarish.

Fokusi i seancës së parë ishte Paqja dhe Siguria, Gratë si drejtuese të paqes dhe sigurisë në situata konflikti, Mekanizmat Ndërkombëtarë dhe detyrimet e Shqipërisë dhe Parlamentit.

 

 

RENATE Annual Working Board Meeting – Lviv, UKRAINE, 4-9 November, 2018.

Anëtarët e Bordit u mblodhën në Shtëpinë e Pelegrinazhit të Shenjtorit Jakub Strepa, në Lviv-Brzuchowice (rreth 10 Km nga Lviv), për realizimin e takimit të përvitshëm. Këtë javë ishin të pranishëm 29 të ftuar nga 20 vende evropiane. Në rendin e ditës ishin të përfshira çështje të ndryshme, ku përfshiheshin: shqyrtimi i punës së vendeve anëtare që nga mbledhja e Bordit të vitit të kaluar; mundësia për të reflektuar dhe shkëmbyer përvojat e suksesshme; largimi i anëtarëve të Grupit Kryesor, mandati i të cilëve kishte përfunduar dhe pritej zëvendësimi i tyre nga anëtarë të rinj entuziastë!

Një nga mëngjeset e këtij aktiviteti, kaloi me vizita nga liderë të ndryshëm e të veçantë ukrainas ku përfshiheshin: Ipeshkëvi Edward Kawa, Ipeshkëv ndihmës ndihmës i Arqipeshkvisë së Lvivit të Kishës Katolike Romake (RCC), Atë. Stepan Sus, Udhëheqësi i Qendrës për Çlirimin Ushtarak të Kryedioqezës Lviv të UGCC, Mt. Natalia Melnyk, nga Kongregata e Motrave të Familjes së Shenjtë, Shoqata Fetare e Katolikëve dhe Katolikët Grekë në UKRAINE, dhe Z. Andriy Moskalenko, Zëvendës Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Lviv. Ata na pritën ngrohtë ditën e parë, ku secili na informoi për punën e tyre dhe aktivitetet specifike në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Interes të veçantë kishte prezantimi i znj. Vera Martynuk (eksperte për trafikimin e qenieve njerëzore në UKRAINE) për situatën aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore. Një ditë tjetër u organizuan aktivitetete ne arkivën e qytetit Lviv. Ishte një ditë e vecantë për të gjithë ne dhe një javë me të vërtetë dinamike.