MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Raporti i Ditëve Studimore ANDANTE, 24th – 29th Prill.

Aferdita Gjoni përfaqësoi MWL-në si organizatë partnere me ANDANTEN, në ditët studimore që u zhvilluan në Snagov-Rumani, me temën “Gratë në Kishë bëjnë dallimin”.

Gjatë këtyre ditëve studimore morën pjesë 52 gra nga 13 vende evropiane. Shumë pikëpamje të rëndësishme të grave në Kishë u ndanë nga Prof. Tina Beattie, nga Universiteti i Katerinës së Sienës, Mbretëria e Bashkuar, Boroka Beke – Pastor i Kishës së Reformuar në Rumani, Regina Hyder, Instituti i Mainzit dhe të tjerë.

Ditët studimore ishin shumë interesante dhe u përqendruan kryesisht tek kisha dhe funksioni i saj si shtëpia jonë shpirtërore. Pjesëmarrësit reflektuan mbi ndryshimet që gratë mund t’i bënin kësaj shtëpie nëse roli i tyre njihet si “ndërtuese familjesh”. Të gjitha prezantuan mendimin e tyre për atë që do të bënin në shtetet nga të cilat vinin.

Folëse të tjera sollën iniciativa nga vendet e tyre për atë që po bëjnë për të ndërtuar strategji të reja lidhur me përfshirjen e grave, si psh. rasti i Zërit të Besimit, një iniciativë globale që punon për fuqizimin e grave dhe advokon për rolin udhëheqës dhe vendimmarrës që kanë grate në Kishën Katolike. Për të arritur këtë, duhen rindërtuar strukturat e pushtetit dhe të trajtohet pabarazia gjinore brenda kishës.

www.overcomingsilence.com

Ishte shumë frymëzuese të dëgjoje Regina Hyder për ndryshimin që gratë mund të sjellin në kishë. Ajo përmendi edhe Mary WARD si një zonjë që ndryshoi modelin e vjetër dhe u përpoq t’i jepte grave më shumë arsim dhe fuqi.

Shumë seminare u zhvilluan me theksin tek këndvështrimet e ndryshme që lidhen me rolin e gruas në krijimtari, spiritualitet dhe bekime.

Asambleja e Përgjithshme u zhvillua pas ditëve studimore dhe u zgjodh edhe ekipi i ri drejtues për të udhëhequr ANDANTEN për tre vitet e ardhshme.

Tre prioritetet e zgjedhura nga ANDANTE për tre vitet e ardhshme janë “Ruajtja dhe Krijimi”, “Dhuna ndaj Grave” dhe “Fuqizimi i Grave përmes Arsimit dhe Mbështetjes së Ndërsjellë”