MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Qendra e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat në Tiranë. (MWL Women Advice Centre in Tirana)

MWL Women ACT ka punuar me një viktimë të huaj të shfrytëzuar për punë të detyruar në Shqipëri. Ky rast është zgjidhur me sukses dhe viktima u riatdhesua në vendin e origjinës. Si shoqëri, ne duhet të bëhemi më të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm ndaj shfrytëzimit të të huajve për punë të detyruar në kompanitë shqiptare dhe mbrojtjen e pamjaftueshme që vuajnë këto viktima në Shqipëri.

Shqipëria njihet si vend origjine për trafikimin e qenieve njerëzore, kryesisht për shqiptarët që shfrytëzohen brenda dhe jashtë vendit. Kohët e fundit, ka një tendencë në rritje të shfrytëzimit të shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për mundësi punësimi. Viktimat përfundojnë duke u shfrytëzuar për punë të detyruar në kompani të ndryshme. Këta persona e gjejnë veten në një punë me orë të zgjatura dhe paga më të ulëta se sa është dakortësuar në kontratat e punës.

E gjitha fillon me nënshkrimin e kontratave të rregullta të punës përmes agjencive të rregullta të ndërmjetësimit, por realiteti në të cilin punojnë këta punëtorë të huaj në Shqipëri është shumë ndryshe nga ajo cfarë kanë nënshkruar. Edhe pse ata duan të largohen, nuk munden, për shkak të kërcënimeve nga punëdhënësi. Barrierat gjuhësore dhe mungesa totale e orientimit ndaj shërbimeve në Shqipëri i bën ata më të cenueshëm dhe të pafuqishëm për situatën e punës së detyruar.

Trafikimi shpesh konsiderohet sikur të ketë lidhje vetëm me shfrytëzimin seksual, kur në realitet, puna e detyruar është një element shumë i zakonshëm i fenomenit në fjalë. Ka një mungesë ndërgjegjësimi tek ofruesit të shërbimeve për këtë krim të rëndë, që çon në shërbime jo-të përshtatshme për viktimat.

Përpjekjet tona për të përballur dhe përmirësuar shërbimet për këtë element të trafikimit janë një sfidë e vërtetë, por sidoqoftë jemi të kënaqur që u vijmë në ndihmë viktimave, si  shqiptarëve dhe të huajve në të njëjtën mënyrë.