MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

  Qasja e re për projektin e MWL për të Rinjtë në Shqipëri.

Zhvillimi më i ri për projektin MWL për të Rinjtë do të jetë zhvillimi i aktiviteteve në Qendrat Këshillimore dhe të Shërbimeve të MWL (ASC).

MWL po hap dy qendra në Lushnje dhe Shkodër. Këto qendra do të jenë një përpjekje e përbashkët e projekteve të MWL-së për këshillim dhe për të ofruar shërbime me një qasje komunitare, ku përfshihen burrat, gratë dhe të rinjtë.

Grupet rinore të këtyre dy zonave do të kenë mundësi të organizojnë takime dhe Workshope në qendrat e reja, falë bashkëpunimit të Motrave të Vullnetit Hyjnor në Lushnje dhe marrjes me qira të zyrave në Shkodër.

Është kaq kënaqësi që po përjetojmë zhvillime të reja si organizatë, që po u afrohemi komuniteteve përmes qasjes komunitare dhe që vërejmë se ëndrra e qendrave rinore, po fillon të jetë një realitet, nëpërmjet funksionimit të Qendrave Këshillimore dhe të Shërbimit të MWL-së (ASC).