MENUMENU
- Home
- About Us
- Projects in Albania
- Mary Ward Loreto in UK
- Reports
- Donate
- Volunteering
- Upcoming Events
- Latest Media News
MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.
Fondacioni Mary Ward Loreto, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë organizoi prezantimin e studimit: “Etika në Sistemin e Arsimit në Shqipëri”, në pjesën jugore të Shqipërisë në aktivitetin e organizuar në Restorant Mustafa në Vlorë.
Studimi u krye nga Fondacioni Mary Ward Loreto në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. Kërkimi u realizua nga ACER (Qendra Shqiptare për Studime), drejtuar nga Dr. Zef Preci.
Në Shqipëri nuk është vlerësuar më parë ekzistenca e sjelljeve jo etike në shkolla. Fondacioni Mary Ward Loreto, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, nisi një studim mbarëkombëtar në të gjitha nivelet e arsimit, nga niveli parashkollor në atë Master, me qëllim vlerësimin e nivelit të situatës dhe shpeshtësisë së sjelljes joetike. Studimi përdor një metodologji të përzier me një kampion përfaqësues për secilin nivel të arsimit në mbarë vendin.
Si një aktor i rëndësishëm në arsim në Shqipëri, zëri i pjesës jugore të vendit i shton vlerën dhe rrit vetëdijen për këtë situatë. Ky zë solli në tryezë çështje të rëndësishme të edukimit të të rinjve në Shqipëri. Qëllimi i konferencës në Vlorë ishte nxitja e strategjive dhe iniciativave të reja për përmirësimin e arsimit për cdo fëmijë e të ri në Shqipëri.
Falënderojmë folësit në këtë aktivitet, për mirënjohjen, vlerësimin dhe prezantimin e çështjeve arsimore.
Mirënjohje për znj. Rozalba Merdani: Drejtuese e Departamentit të Politikave të Edukimit dhe Arsimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Znj. Albana Hodaj Drejtore e DAR në Vlorë, Z. Zef Preci dhe Studiuesit nga ACER. Gjithashtu falënderojmë znj. Edlira Gjoni për moderimin e konferencës; anëtarët e Bordit të Edukimit MWL që e udhëhoqi këtë punë; Znj. Brikena Puka, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Vatras, e cila na ndihmoi me njohjet dhe kontaktet e saj dhe z. Shaban Mehmeti, Nënkryetar i Bashkisë Vlorë për praninë dhe fjalimin e mirëpërgatitur. I jemi mirënjohës të gjithëve për bashkëpunimin gjatë të gjithë këtij proçesi.
Lutemi të gjeni më poshtë çështjet më të rëndësishme që u diskutuan nga të pranishmit në konferencë:
“ETIKA NË SISTEMIN ARSIMOR NË SHQIPËRI”
Pjesëmarrësit ishin: Mësues nga Vlora, Fieri, Gjirokastra, Tepelena, Berati, Durresi, Elbasani etj; Prindër nga Vlora; Studentë nga Vlora
Pjesëmarrësit diskutuan në tryeza të rrumbullakëta rreth pyetjeve të cilat u shfaqën në monitor, pastaj artikuluan komente dhe pyetje drejtuar përfaqësuesve nga MASR, MWL dhe ACER. Më poshtë paraqiten çështjet e diskutuara në pjesën e fundit të konferencës.
Duke shpresuar që të gjitha këto gjetje nga komentet e pjesëmarrësve do të ndihmojnë MWL-në dhe MAS-in të arrijnë një plan veprimi të detajuar për trajnimin e mësuesve dhe prindërve, urojmë sa më shumë sukses në përpjekjet për të zhvilluar një Sistem Arsimor Etik në Shqipëri.
Lutemi gjeni më poshtë një reportazh të bërë nga mediat lokale në Vlorë dhe disa fotografi të këtij aktiviteti:
Pilotimi i Projektit të: Të Nxënit Përmes Shërbimit në Komunitet.
Projekti i Edukimit i MWL-së realizoi qëllimet dhe objektivat e tij në drejtim të Shërbimit të të Nxënit në Shkollën Rogacioniste në Lezhë. Ky është një projekt pilot që zbaton metodologjinë e shërbimit të të nxënit. Shërbimi i të nxënit përfshin të mësuarit përmes aktiviteteve që lidhen me kurrikulën shkollore, punën në rrjet me Bashkinë dhe në partneritet me komunitetin lokal. Shumica e protagonistëve të komunitetit ishin prindërit e fëmijëve në shkollë. Qëllimi arrihet nëpërmjet aktiviteteve të shërbimit në komunitetin lokal. (foto e studentëve gjatë projektit)
Rezultatet e mini-studimit ndihmuan shkollën dhe studentët të përcaktojnë natyrën e projekteve që studentët deshën të zbatojnë. Gjatë analizës së komunitetit, u identifikuan 5 çështjet e preferuara nga studentët dhe këto ishin thjeshtë dy tema, përkatësisht: “Bulizmi në shkollë” dhe “Të kujtojmë për të mos harruar” (e lidhur me historinë post komuniste të asaj zone).
Projekti i parë ishte “Bulizmi në shkolla”. Qëllimi i projektit është të përgatisë mjete dhe instrumenta të dobishme për të luftuar bulizmin në shkolla në përputhje me objektivat e zhvillimit të arsimit në Shqipëri. Pas këtij Trajnimi të Trajnerëve (TOT), studentët dhe psikologët organizuan një sërë trajnimesh në 3 shkolla të tjera ku përfshihen: Shkolla Rogacioniste, Shkolla “Nënë Tereza” dhe shkolla Kallmet. Trajnime të tjera u zhvilluan me fëmijët dhe prindërit në Qendrën Komunitare në Lezhë.
Aftësitë e përfituara nga studentët gjatë zbatimit të këtij projekti janë:
Projekti i dytë ishte “Të kujtojmë për të mos harruar”. Qëllimi i projektit ishte të merrej më shumë informacion për regjimin komunist në Shqipëri dhe të kontribuonte drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të begatë. Tridhjetë e pesë studentë dhe anëtarët e familjeve të tyre u bashkuan me projektin. Studentët intervistuan gjyshërit e tyre, të cilët tregonin histori nga jeta e tyre dhe se si vuajtën gjatë komunizmit. Çdo histori e mbledhur nga studentët është një pjesë e enigmës së asaj që do të thotë të jetosh në komunizëm. Përfaqësues të tjerë të këtij komuniteti e mbështetën këtë nismë dhe është përgatitur një libërth i vogël i cili do të jetë një mjet i dobishëm për të rinjtë e tjerë që të mësojnë më shumë për historinë e Shqipërisë nëpërmjet tij.
Zhvillimi i angazhimit qytetar në shoqëri është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë për një sërë arsyesh. Së pari, shoqëria civile nxit përfshirjen e qytetarëve në punën e kombit dhe të rajonit. Së dyti, shoqëria civile është e nevojshme në mënyrë që demokracia të lulëzojë.