MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Fillimi i një udhëtimi të ri!

Në muajin tetor, projekti “Mary Ward Loreto për të Rinjtë” krijoi grupet e reja të të rinjve në Lushnjë, Pukë dhe Rrëshen.

Kështu 60 të rinj nga këto tre zona janë përfshirë për të ecur së bashku në rrugëtimin drejt punësimit.

Në këto tre zona u takuam me të rinjtë dhe shpjeguam aktivitetet dhe qëllimet e projektit. Filluam gjithashtu takimet individuale me intervista personale, që është një instrument vërtet i mirë për të njohur grupet nga afër.

Të rinjtë gjithashtu po bëhen të vetëdijshëm se i konsiderojmë partnerë në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit, duke i fuqizuar ata për të kapërcyer dobësitë e tyre. Fuqizimi i tyre do të thotë më shumë bashkëpunëtorë për MWL në përmbushjen e misionit.

Secili prej tyre ka zgjedhur tashmë kursin e formimit profesional si pjesë e arsimi të tyre profesional dhe shumica kanë filluar kurset.

Këtë vit, projekti  MWL për të rinjt do të zgjerojë punën dhe qasjen e tij në Shkodër. Shpresojmë që të mund të përfshijmë edhe 20 të rinj nga kjo zonë në programin tonë. Kjo do të thotë që do të arrijmë të kemi 80 të rinj në 2019 në Programin me Grupe Fokusi. Si mund të mos të jemi të kënaqur duke pasur parasysh këtë fuqi të ndryshimit me gjithë potencialin e saj si pjesë e punës sonë të përditshme? Por gjithashtu jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe për t’i ndihmuar këta të rinj, për t’u mundësuar atyre të zbulojnë veten dhe potencialin e tyre të plotë.

 

 Trajnimet për Mediat Sociale dhe Trafikimin Online. 

Në 20 nëntor projekti “Mary Ward Loreto për të Rinjtë” vizitoi shkollën Ramiz Aranitasi në Çorovodë, Skrapar, për herë të parë. Udhëtimi ishte i gjatë dhe i vështirë për 35 të rinjt e mbushur me gëzim dhe shumë të arsimuar. Etika që ata treguan gjatë seancave të trajnimit për mediat sociale dhe trafikimit në internet, ishte mbresëlënëse. Mikpritja e stafit të shkollës ishte aq e ngrohtë dhe vec kësaj ata e lanë ftesën të hapur për ne për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen. Shpresojmë ta forcojmë këtë marrëdhënie.

 

PROGRAMI I LIDERSHIPIT: KËSHILLI RINOR I LUSHNJËS.

Pas përfundimit të programit të lidershipit në Durrës, këtë program e zgjeruam dhe në Lushnje. Në bashkëpunim me vullnetarin e Korpusit të Paqes do të ndihmojmë të rinjtë e Këshillit Rinor Lushnje me trajnime dhe seminare për lidershipin. Më 2 nëntor, na u kërkua të zhvillonim trajnimin e parë me të rinjtë lidhur me temën”Çfarë është lidershipi”? Këta të rinj janë të angazhuar të jenë në Këshillin Rinor të qytetit të tyre, për të sjellë ndryshime në komunitet, duke aktivizuar projekte vullnetare me mbështetjen e Korpusit të Paqes. Energjia dhe motivimi I tyre janë të prekshme dhe trajnimi i tejkaloi pritshmeritë që kishim.

 

 

TRAJNIM NDËRGJEGJËSUES PËR TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE DHE SKLLAVËRINE MODERNE. BABË DUDE KARBUNARA, BERAT. 

Më 5 nëntor, për herë të parë e çuam projektin tonë të rinisë në qytetin e Beratit për të rritur ndërgjegjësimin për trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne. Organizuam trajnimin në shkollën e mesme Babe Dude Karbunara. Në këtë trajnim morën pjesë 32 nxënës që u shfaqën shumë të përfshirë gjatë gjithë seancës në fjalë. Ata ndanë me ne historinë e qytetit të Beratit dhe na treguan cfarë mendojnë ata se është gjëja më e mirë për parandalimin e këtij fenomeni.

 

Trainime për Projektet MWL për të Rinjt dhe MWL për Burrat.

Kemi kënaqësinë të themi se programi ynë i trajnimit po udhëton në të gjithë Shqipërinë dhe po mbulon shumë njerëz. Moduli ynë i Zhvillimit të Burimeve Njerëzore po zgjerohet gjithnjë e më shumë dhe përgjegjësia për të punuar në një nivel të lartë përsosmërie po rritet. Këta muajt e fundit, trajnerja jonë Zana Guri ofroi modulin e Mediave Sociale dhe Trafikimit Online për Projektin “Mary Ward Loreto për të Rinjtë” dhe modulin e dhunës me bazë gjinore në kuadër të projektit për burrat të MWL. Për herë të parë këtë vit kemi arritur në Berat dhe Skrapar. Ky bashkëpunim i ri u krijua mes Shëndetit Publik, DAR, dhe shkollave të mesme lokale. Puna në rrjet është bërë një domosdoshmëri kohët e fundit, për të arritur sa më shumë njerëz që të mundim të luftojmë kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Trajnimi në shkollën e mesme Kristaq Camo në Berat ishte i mrekullueshëm. Të rinjtë ishin të përfshirë dhe të hapur për të folur dhe për të kërkuar më shumë informacion. Ata ishin të angazhuar që nga fillimi deri në fund dhe treguan interes për përdorimin e materialeve të trajnimit për nismat e tyre. Të rinjtë në Skrapar ishin jashtëzakonisht mikpritës dhe kurioz për të ditur më shumë rreth mënyrës se si mediat mund të ndikojnë jetën e tyre. Ky trajnim është shumë dinamik dhe është interesante se si diskutimet dhe njohuritë që pjesëmarrësit marrin pasqyrojnë nevojat, përvojat dhe botën e tyre shumëdimensionale.

Dhuna me bazë gjinore (në kuadër të projektit MWL për burrat), është një nga modulet që i ndihmon pjesëmarrësit të përjetojnë sjellje të ndryshme njerëzore nga rajoni në rajon.

Pjesëmarrësit pasqyrojnë përvojat e ndryshme të dhunës me bazë gjinore, nëpërmjet diskutimeve dhe teknikave të tjera. Një nga këto trajnime u mbajt në Grabjan. Grabjani është një fshat në Lushnje. Përshtypja e parë që morëm nga ky fshat është se është një vend që përpiqet dhe punon shumë të mbajë ritmin e jetës. Rreth njëzet pjesëmarësit e këtij trajnimi u ulën në një rreth të hapur. Kjo ishte hera e parë që ata u ftuan të flisnin për këtë temë. Ishte interesante për ta që të kuptonin se edhe meshkujt mund të jenë viktimë e dhunës me bazë gjinore dhe se mund të kenë nevojë për ndihmë. Të kërkuarit ndihmë vërtetoi të ishte një mënyrë e re të menduari për ta. Si rrjedhojë e mentalitetit të tyre tradicional diskutimet për çështje në nivel emocional dhe për emocionet brenda familjeve të tyre ishte me të vërtetë risi për këta pjesëmarrës meshkuj. Nuk kishin përjetuar më parë që “mashkulli mund të mos vuajë nga ndjenjat nëse flet për to “.

Ata diskutuan faktorët që nxisin një mashkull të përdorë dhunën si zgjidhje për problemet përkatëse dhe si një justifikim për sjelljet e tij. Ishte shumë interesante të ndiqnim diskutimin midis dy brezave të rinj dhe të moshuar. Ne u larguam nga trajnimi me një ndjesi pozitive duke e ditur se gjërat po lëvizin drejt ndryshimit në atë komunitet.

 

 

Aktivitetet Vullnetare me të Rinjtë – Rrëshen.

Më 28 shtator, grupi rinor nga Rresheni, pas një viti angazhimi në Projektin për Rininë i MWL, përfundoi projektin me zhvillimin e një aktiviteti vullnetar në qytetin e Rrëshenit. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me motrat Vincenciane pranë shtëpisë së tyre në zonën e të varfërve. Të rinjtë përgatitën mjedisin për një drekë festive për gati 40 të ftuar nga qyteti, të rinj dhe të moshuar. Siç është e dukshme në foto, kjo ishte një ngjarje e këndshme dhe argëtuese për të gjithë. Dëshirojmë të falënderojmë të rinjt për angazhimin në këtë aktivitet si dhe motrat për bashkëpunimin.

 

 

Trainimi me Punonjësit e ardhshëm Social.

Në bashkëpunim me qendrën sociale “La Casa Nel Cuore”, zhvilluam një lloj trajnimi ndryshe për trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne. Pjesëmarrësit në këtë trajnim ishin studentë të Punës Sociale në nivelin Master. Trajnimi ishte ndryshe sepse studentët paraprakisht ishin të informuar për trafikimin dhe skllavërinë moderne. Ne u përqendruam kryesisht në situatën e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri, duke përfshirë mekanizmat e referimit në Shqipëri dhe atë që ata mund të bëjnë si punonjës socialë të ardhshëm për të identifikuar dhe parandaluar këtë fenomen në shoqërinë tonë.

 

Takimet e Komitetit Drejtues të Rrjetit Kombëtar Shqiptar të të Rinjve (ANYN). Shtator – Tetor 2018.

Këtë muaj rrjeti ANYN (Albanian National Youth Network) organizoi dy takime preznatuese me Ambasadën Hollandeze dhe Ambasadën Gjermane. Qëllimi i këtyre takimeve ishte njohja me përfaqësuesit diplomatikë ndërkombëtarë të rrjetit ANYN. Gjithashtu synohej të shqyrtohej qëllimi i rrjetit, pse ekziston, aktivitetet e tij, rezultatet e arritura dhe se si ambasadat mund të ndihmojnë ANYN në përmirësimin e jetës së të rinjve shqiptarë.
Pas dëgjimit të prezantimit nga secili anëtar i komitetit drejtues të ANYN, secila nga ambasadat ofroi hapësirë të mundshme bashkëpunimi dhe si mund të ndihmohet ANYN.

Ambasada Hollandeze shpjegoi se qëllimi i saj është të monitorojë dhe lehtësojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ata gjithashtu financojnë projekte me OJQ të ndryshme në Shqipëri në varësi të prioriteteve të tyre.
Konkretisht për të rinjtë, ata kanë drejtuar një projekt në bashkëpunim me Terres des Hommes për të miturit e burgosur.

Disa prej prioriteteve te Ambasadës Hollandeze janë:

– luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
– reformën e shërbimit të gjyqësorit dhe atë të shërbimit civil;

– sigurimi i të drejtave bazë, si liria e shtypit;
– fuqizimi i sistemit partiak demokratik.

 

Trajnime të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore: Trafikimi i Qënieve Njerëzore dhe Fushata e Rritjes së Ndërgjegjësimit për Skllavërinë Moderne.

Tetori është muaji i rritjes së ndërgjegjësimit ndaj trafikimit të qenieve njerëzore dhe skllavërisë moderne. Projekti Mary Ward Loreto për të Rinjtë zhvilloi një sesion ndërgjegjësimi për të rinjtë e shkollës Sejfulla Maleshova në Këlcyrë, rreth 4 orë larg nga Tirana.
Bashkëpunimi me drejtuesit e shkollave ka vijuar 3 vjet dhe ne i gëzohemi punës së kryer çdo herë që kthehemi në këtë shkollë. Në trajnim morën pjesë 31 nxënës të shkollave të mesme nga viti i fundit. Disa prej tyre morën pjesë në këtë trajnim kur ata ishin në vit të parë dhe mbanin mend informacion rreth këtij fenomeni, duke e bërë trajnimin më aktiv dhe dinamik për studentët që merrnin pjesë për herë të parë. Ndërveprimi, gjatë trajnimit prej një ore me informacione dhe ushtrime, i lejoi ata të ndajnë përvojat e tyre në komunitet, me shembuj realë, të shfrytëzimit të viktimave.