MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Sfidat e grave të zonave rurale në Shqipëri.

Fuqizimi i gruas në zonat rurale mbetet një sfidë për Shqipërinë. Gratë kryesisht angazhohen në sektorin bujqësor, në blegtori, ose janë vetëm amvisa. Kjo është kryesisht për shkak të mentaliteteve të prapambetura ose për shkak të mungesës së arsimimit apo mundësive të punësimit. Familjet kanë parcela të vogla toke. Për shkak të kostos së lartë të pesticideve, nivelit të ulët të teknologjisë bujqësore dhe mungesës së bashkëpunimit midis familjeve për të filluar iniciativa të koordinuara në prodhim, ka më shumë sfida për gratë dhe familjet e tyre për të gjeneruar të ardhura nga tokat që kanë. Projekti Mary Ward Loreto Për Gratë ka bërë përpjekje për të krijuar disa modele ku gratë dhe familjet mund të përqëndrohen në mënyra efektive për të gjeneruar të ardhura, si mbjellja e bimëve aromatike ose përmes mundësive të formimit profesional, siç është rrobaqepësia.

Një nga sfidat e vazhdueshme ka qenë menaxhimi i grupeve të grave pasi qëndrueshmëria e tyre është e rrezikuar nga sfida si puna sezonale. Shumë gra shqiptare tani po ndjekin mundësi punësimi sezonale jashtë vendit sepse nevojat e tyre janë të mëdha dhe mundësitë janë të kufizuara. Mary Ward Loreto ka krijuar disa modele të suksesshme të fuqizimit të grave nga zonat rurale, dhe ne jemi duke punuar për t’i bërë strukturat shtetërore më të vëmendshme ndaj nevojave të tyre duke krijuar mundësi ose lehtësi financimi dhe duke mbështetur iniciativa të tilla.

 

Dita Evropiane Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzve.

Projekti i Grave të Mary Ward Loreto në Tropojë organizoi një seancë ndërgjegjësimi për të rinjtë në shkollën “Matosh Uka”, në Dushaj të enjten 18 tetor, në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. 45 nxënës të shkollave të mesme ndoqën trajnimin në fjalë. Ata ishin një grup shumë dinamik, që diskutuan për trafikimin e qenieve njerëzore duke marrë pjesë në aktvitete interaktive mbi mënyrën e identifikimit të trafikantëve dhe viktimave potenciale të trafikimit. Pjesëmarrësit shkëmbyen shembuj dhe shijuan këtë mundësi për të mësuar më shumë.

 

 

15 grave të grupit MWLW-së iu mundësua realizimi i një Mamografie.

Dita Botërore e Gruas shënon njohjen e kontributit dhe rolit që gratë nga zonat rurale kanë në komunitet, duke përmirësuar në përgjithësi jetën dhe mirëqenien e tyre. Shëndeti është aq i rëndësishëm sa roli që secili anëtar i familjes ka në jetë. Sot gratë që jetojnë në zonat rurale kanë më shumë informacion mbi shëndetin e tyre dhe rreziqet dhe ekzaminimet e nevojshme, sidomos për kancerin e gjirit, një nga shkaqet kryesore të vdekjes. Identifikimi i sëmundjeve në kohë shpëton jetë!

Historia e një vajze të vogël…

“Ajo është një vajzë e ëmbël dhe e qeshur, por gjatë 18 viteve të jetës së saj, asgjë nuk ka qenë e lehtë. Suela jeton në Tropojë, atje ku vepron MWL. Familja e saj ka 5 pjesëtarë: prindërit e saj, 2 motra dhe vetë. Papunësia dhe gjendja e vështirë ekonomike ia komplikojnë planet dhe ëndrrat Suelës. Të ardhurat e vetme familjare vijnë nga bujqësia dhe blegtoria. Kur ishte 18 vjeç dhe mbaroi shkollën e mesme në fshat, ajo nuk mund të kërkonte të shkonte në universitet si shokët e saj, por me ndihmën e një të afërmi, shkoi jashtë vendit për të punuar për të siguruar të ardhura për familjen. Pas 3 muajsh ajo u kthye në fshatin ku jeton ende. Në jetën e saj të përditshme, midis 4 mureve të shtëpisë, ëndrra e Suelës për të shkuar në universitet duket më larg, por ajo dëshiron të bëhet parukiere dhe të ketë një profesion. Ajo kontaktoi Fondacionin MWL, si shumë gra dhe vajza, duke kërkuar shpresë në jetën e tyre!

 

10 gra dhe vajza nga fshati Shendelli kryen një vizitë pa pagesë tek okulisti.

Muajin e shkuar, 10 gra dhe vajza nga fshati Shendelli kryen një vizitë pa pagesë tek okulisti. MWL mundësoi edhe pajisjen me syze të këtyre vajzave pasi kishin nevojë emergjente. Përveç shërbimeve mjekësore, gratë mundën të kalojnë kohë së bashku në shoqërinë e njëra tjetrës. Ne falënderojmë Galerinë Optika për kujdesin e dhënë. Ata punojnë me qasjen që është thelbi i misionit tone: trajtimi i të gjithëve me dinjitet!

Përditësim për Projektin e Grave të MWL-së në Shkodër.

Biznesi i sapunit me livando është një iniciativë e re për gratë e Hotit të Ri dhe ne u urojmë atyre shumë sukses. Një kompani e cila distilon livando ka ofruar t’i japë atyre ujë livandoje pa pagesë. Kjo do të ulë kostot dhe mundëson që sapuni të jetë edhe më i bukur. Pas dy muaj përpjekjesh, pjesëmarrëset kanë një recetë që na lejon të prodhojmë sapun të thjeshtë por të shëndetshëm. Produkti kalon një seri ndryshimesh kimike dhe që të prodhohet duhet një javë. Ne gjithashtu kemi mësuar se si të paketojmë më mirë sapunët në drejtim të shpërndarjes dhe cilësisë.

Ajo që duam në të ardhmen është të prodhojmë sapunë cilësorë për tregun që kërkon produkte me përbërës bimorë. Këto janë nevojat e deritanishme.