MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Thesi babagjyshit i festave të fundvitit i mbushur plot shpresë!

Gjatë periudhës së Krishtlindjeve të gjithë duken më të lumtur dhe më entuziast krahasuar me pjesën tjetër të vitit. Qytetet tona janë më të ndritshme se kurrë gjatë mbrëmjeve dhe rrugët janë plot me njerëz, plot zbukurime. Duket sikur bota është e përsosur. Unë besoj se kjo është ndjesi që e përjetojmë të gjithë ne që po lexojmë këtë artikull. Njëkohësisht mendoj për ndjenjat e përfituesve tanë në zona të largëta të cilët vetëm mund ta arrijnë këtë atmosferë përmes TV, nëse ata janë me fat dhe kanë TV. A ndiejnë dhe ata të njëjtin entuziazëm dhe atmosferë?

Sipas një sondazhi (Gallup, nëntor 2018) 79% e të rinjve shqiptarë nga 15 deri në 29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria. Kjo është norma më e lartë në botë, me një dallim të dukshëm nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe vendet në konflikte të armatosura. Kjo do të thotë se diçka duhet të ndryshojë në vendin tonë dhe ne duhet të punojmë shumë me të gjithë aktorët dhe faktorët për të ndryshuar këtë prirje. Projekti i burrave të MWL-së ka zbatuar një program shumë të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë inovativ gjatë vitit të fundit në Shqipëri, duke u përpjekur të ndërtojë paqen dhe prosperitetin brenda familjeve shqiptare. Sipas raporteve tona dhe vlerësimeve periodike, jemi të sigurt se ky program po bën ndryshimin e nevojshëm për grupet vulnerabël me të cilat punojmë. Ky ndryshim në sjelljen dhe zhvillimin e burrave është një qasje e re për disa, dhe një perspektivë e re ose një shans i ri për të tjerët, por për dikë tjetër ky program ka sjellë një fillim të ri ose një jetë të re.

Gëzuar Krishtlindjet miq të dashur! Ju urojmë dashuri në këtë periudhë të vëçantë!

 

 

Trajnimi për Dhunën me bazë gjinore në Iballe, Pukë.

Në Shtator, 10 burra nga fshati Iballë në Pukë ndoqën një trajnim për Dhunë me Bazë Gjinore. Ky aktivitet u karakterizua nga dëshmi të ndjera dhe diskutime kuptimplota e të vështira. Për herë të parë pas shumë vitesh që ofrohej ky trajnim, burrat patën guximin të flisnin sinqerisht për realitetin e situatës dhe ofruan argmenta se pse sjelljet e demshme tradicionale ende justifikohen nga komunitetet. Ky trajnim ndihmoi të tërheqe vëmendjen e burrave në fjalë për pasojat afatgjata të dhunës në familje me bazë gjinore në drejtim të mirëqënies jo vetëm të individit por edhe të familjes në tërësi. Metodologjia e përdorur u përzgjodh me shumë kujdes duke patur parasysh ndjenjat e përfituesve tanë dhe për t’i bërë ata të vetëdijshëm për natyrën komplekse të fenomenit. Ne diskutuam rastet ku ata vetë mund të ishin viktima të dhunës me bazë gjinore, ndihmuam në ndërtimin e njohurive të tyre rreth ciklit të dhunës dhe u mësuam se si të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre në familje dhe të bëjnë hapin e parë drejt ndryshimit.

 

 

Kursi i Gdhendjes së Drurit në Pukë dhe Ekspozita në Pukë, 29 Shtator 2018.

Ekspozita e fundit e zhvilluar në Pallatin e Kulturës të Pukës ka ndodhur në vitin 1991. Ky Pallat u krijua gjatë regjimit komunist dhe për 27 vitet e fundit nuk u gjet asnjë gjë e re në të, vetëm disa statuja dhe mobiliet e vjetra të mbuluara nga një shtresë e trashë pluhuri.

70% e popullsisë së Pukës është larguar dhe kur ata pyeten për të ardhmen e tyre, shumica e atyre që kanë mbetur po planifikon të lëvizë.

Foto 1, sheshi i ri i qytetit

 

Për shkak të një investimi të madh në dy vitet e fundit nga qeveria, qyteti ka marrë pamje të re. Plani për investimet është në fazën e fundit të punës. Çdo gjë duket e re dhe e ndritshme, por kur sheh njerëzit që ecin nëpër kodrën e re të bardhë të qytetit, nuk vë re shprehi shumë të ndritshme dhe të lumtura. Viktori, një qytetar pukjan, na tregoi historinë e tij të papunësisë dhe se nuk përfitonte nga shërbimet sociale të Bashkisë. -“Megjithëse të ardhurat e mia mujore nuk i kalojnë 50 euro,  ndihem i kënaqur pasi tani e tutje do të ecë në rrugë të bukura, si në Romë”,- shprehet Viktori duke na treguar sheshin e ri. Pukjanët janë të lodhur. Ata nuk janë mësuar të jetojnë në një qytet ku jashtë ndërtesave duket si ëndërr, ndërsa brenda tyre ka qindra sfida; si psh. me cfarë ta ushqej familjen? Si ta edukoj fëmijën? Si mund ta shtyj?

 

Foto 2, gjatë kursit të gdhendjes së drurit.

Pranverën e shkuar, Fondacioni Mary Ward Loreto filloi një projekt të ri në Pukë, me një kurs për gdhendjen e drurit dhe artin e pyrografisë. Ky prjekt kishte dy objektiva; mundësimin e fuqizimit ekonomik që pjesëmarrësit të shesin punimet e tyre dhe t’i ofrojë Pukës një mundësi për të zhvilluar bukurinë, artin dhe kulturën e saj.

Jemi të lumtur të themi se të dy objektivat janë realizuar.

Katër studentë po i shesin prodhimet e tyre turistëve dhe vizitorëve të zonës. Vetëm 4 muaj më parë, njëri prej tyre punonte si bari; tani po punon me orar të plotë në një dhomë provizore, ku prodhon suvenire artizanale të bukura dhe artistike.

 

 

Foto 3, gjatë ekspozitës.

Tani me krenari mund të themi që ekspozita e fundit artistike e zhvilluar në Pallatin e Kulturës nuk ishte në vitin 1991, por në shtator të vitit 2018. Me mbështetjen e Fondacionit MWL, 4 studentë dhe instruktorët e tyre patën rastin të tregonin qytetin dhe pasionin e tyre. 120 vepra arti zbukuruan Pallatin e vjetër të Kulturës, duke sjellë gëzim dhe shpresë në qytet, i cili ka parë ekspozita të tilla vetëm në televizor. Më shumë se 100 pjesëmarrës u bënë pjesë e këtij evenimenti, duke përfshirë Kryetarin e Bashkisë, përfaqësuesit e qeverisë, anëtarët e Akademisë së Arteve nga Tirana dhe intelektualë të tjerë që shprehën vlerësimet më të larta për Fondacionin dhe inkurajime për studentët që morën certifikata të nënshkruara nga Presidentja e Fondacionit Mary Ward Loreto, Motra Imelda Poole IBVM.

 

 

 

Foto 4, studentët ndërsa punojnë

MWL po punon shumë për të sjellë shkëlqimin e shesheve të reja të Shqipërisë edhe në jetën e njerëzve. Ne luftojmë që ata të kenë më shumë mundësi, dinjitet dhe një të ardhme të re. Çdo lloj ndihme na ndihmon ta përmbushim këtë mision. Bashkohuni sot me ne!

Nga kjo Letër Informuese, mund të vini re se për ne, në Fondacionin Mary Ward Loreto, ka qënë një vit ngazëllues, paçka se i ngarkuar. Nuk do t’ia kishim dalë mbanë pa mbështetjen e bashkëpunimin tuaj. Hidhini një sy Raportin tonë Vjetor 2017-2018 për të parë se c’vit kemi kaluar si dhe arritjet tona falë mbështetjes suaj të vazhduar.

Lutemi të vazhdoni të na mbështetni edhe vitin e ardhshëm që të bëjmë përpara edhe më shumë, të sjellim ndryshim dhe ndikim nëpërmjet misionit tonë për Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore.