MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Prindërimi Pozitiv në Plug.

Për herë të parë muajin e shkuar MWL ishte në Plug, pas një ftese nga ‘Sherbyeset e Vogla te Zemres se Krishtit’. Rreth 30 gra të kësaj bashkie iu bashkuan trajnimit për sfidat e prindërve që rrisin fëmijë mes vështirësish të mëdha. Ishte vërtetë prekëse të dëgjoje historitë e tyre rreth gjendjes së vecantë që jetojnë dhe rreth ëndrrës që fëmijët e tyre të arrijnë më të mirën. Këto gra kishin mesatarisht, 2 ose 3 fëmijë e secila ishin bërë nëna në moshë të re. Të qënit nënë në një moshë shumë të re kishte qënë një përjetim shumë ndryshe për to dhe u kishte sjellë shumë vështirësi. Ky trajnim ishte një mundësi që ato të kuptonin se nuk janë të vetmuara në këto situata të vështira. Nëna të tjera po përballen me të njëjtat probleme. Ky trajnim ishte gjithashtu një shans që ato të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje.

Trajnimi për prindërimin pozitiv është një trajnim shumë dinamik i cili synon të nxisë pjesëmarrësit të reflektojnë mbi përvojat e tyre, të bëhen të vetëdijshëm për mënyrën e tyre të orientimit dhe të faktorëve “tërheqës dhe shtytës” të sjelljeve të caktuara. Në fund të trajnimit, grave iu përcollën teknika për trajtimin e situatave specifike me fëmijët e tyre. Kjo i ndihmoi që të kuptonin sjelljen e fëmijëve dhe se si roli i prindërve ndikon në jetën e tyre.