MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Prezantimi në Dhomën e Ulët (House of Commons), i Studimit mbi Trafikimin e Fëmijëve në Evropë, realizuar nga RENATE.

Njëqind të ftuar u bashkuan me anëtarët e RENATE, në një seancë parlamentare në Dhomën Churchill në Dhomën e Ulët më 23 Janar 2019. Fondacionit ARISE ofroi mbështetje dhe sponsorizoi këtë aktvitet. Ish-Komisioneri I Policise Metropolitane dhe Anëtari i Besuar i Fondacionit ARISE, Rt Hon Lord Hogan-Hoëe, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe përgatiti kontekstin për pasditen, gjatë të cilës u prezatuan kontributet nga Z. Iain Duncan-Smith, deputet i Dhomës së Ulët, sponsor i organizatës Skllavëria Moderne (Mbështetje për Viktimat); Zonja Maria Miller, Deputete, bashkëkryesuese e rishikimit të pavarur të aktit ligjor mbi Skllavërinë Moderne, hartuar në vitin 2015; Dr. Carrie Pemberton Ford, hulumtuesi kryesor i Studimit dhe Imelda Poole, IBVM, MBE, Presidente e RENATE dhe Presidente e MWL.

Ka pasur dy qëllime për këtë organizim.

Së pari, për të ndihmuar në mbylljen e hendekut midis grupeve anti-trafikim në të gjithë Evropën dhe ligjvënësve, duke i bashkuar.

Së dyti, për të nisur një hulumtim të ri, të autorizuar nga RENATE Europe, i ndërmarrë nga Revd Dr Carrie Pemberton Ford, Drejtor, Qendra Kembrixh për Hulumtime të Aplikuara në Trafikimin e Qenieve Njerëzore (CCARHT) dhe Associate Research me Qendrën për Migracionin Global (Instituti i Kriminologjisë, Universiteti i Kembrixhit ), me ndihmën e hulumtuesve të tavolinave dhe anëtarëve të RENATE në këtë fushë. (www.ccarht.org dhe carrie@ccarht.org).

Hulumtuesit pas raportit kanë ndërmarrë punë të përpiktë në shtatë vende evropiane (Shqipëri, Hungari, Itali, Maltë, Sllovaki, Holandë dhe Ukrainë), që përcaktojnë dokumentimin dhe analizën e përgjigjeve ndaj problemit të trafikimit të fëmijëve. Gjetjet e tij janë një thirrje zgjimi. Autorët e raportit përfundojnë:

“… në asnjë nga vendet e studiuara nuk ishin masat e mbrojtjes tërësisht të përshtatshme, për nevojat e veçanta të migrantëve të mitur të pashoqëruar. ”

Lord. Hogan-Howe, bamirws në fushën e anti-trafikimit dhe   bashkë – financues i aktivitetit, në emër të Fondacionit Arise tha:

“Unë jam shumë i kënaqur që luaj një rol në sjelljen e zërit të aktivistëve anti-trafikim në parlamenti. Westminster mund të jetë një flluskë, dhe kjo shpesh sjell një shkëputje midis asaj që po ndodh në terren dhe asaj që politikëbërësit po diskutojnë. Tregtarët e skllevërve modernë janë kriminelë të organizuar. Ata shpejt dhe me mjeshtëri i përshtatin metodat e tyre. Ne kemi nevojë për inteligjencën e terrenit, në pamjen e vërtetë të asaj që duket skllavëria, jo vetëm për dobinë tonë, por për të rritur ndërgjegjësimin në mesin e publikut të gjerë, të cilët shpesh ndihen shumë larg nga bota e skllavërisë, por në realitet nuk janë. Unë lavdëroj punën e shkëlqyer të RENATE në sjelljen e kësaj dije të paçmueshme para nesh. ”

Znj. Maria Miller, dha një pasqyrë të Aktit të Skllavërisë Moderne (i rishikuar), dhe shfaqi  angazhimin e saj për përmirësimin e vazhdueshëm të legjislacionin, për të luftuar deri në dhënien fund, krimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Anëtarët e RENATE u konfirmuan dhe inkurajuan, veçanërisht nga deklarata e saj se:    “Problemet komplekse që lidhen me skllavërinë moderne, trajtohen me të vërtetë, vetëm duke punuar me organizata të tilla si RENATE. Ju jeni një inkurajim për të gjithë ne. ”

Iain Duncan Smith foli për kompleksitetin e çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore dhe përgëzoi rrjetin RENATE për vendosjen e një vëmendjeje mbi çështjen dhe punën e saj të jashtëzakonshme në këtë fushë.

Sr Imelda Poole, IBVM, MBE, anëtar i bashkëbindjes i RENATE tha:

”Hapi tjetër është përkthimi i gjetjeve nga raporti në rekomandime konkrete të politikave. Shpresohet se kjo hartë e trafikimit të fëmijëve do të çojë në më shumë veprim nga ana e të gjithë specialistëve në terren. RENATE u bën thirrje atyre të punojnë më ngushtë së bashku, të kenë një dëshirë për të dëgjuar realitetin, për të dëgjuar për një mirëkuptim më të thellë dhe me dhembshuri. Dhimbja, na bën të ndryshojmë dhe duke u bazuar në drejtësi nuk mund të rrimë pa vepruar.

Qëllimi i RENATE, ashtu si Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SDG) dhe nga Papa Françesku në Romë, është: ‘Të shpëtojmë botën nga trafikimi njerëzor deri në vitin 2030’. Le të bashkohen për të arritur këtë qëllim. ”

Ju lutemi klikoni këtu për të shkarkuar RENATE Mapping Exercise Child Trafficking në Evropë.