MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Moter Imelda Poole (IBVM), u shpreh:

“Ndoshta sot është hera e parë që po emocionohem. Është e mërkurë, 21 Nëntor. Sr Adina Balan CJ nga Rumania dhe unë po qëndrojmë në një hotel të vogël në fund të rrugës së Qëndrës Komunitare Acton. Në 08. 30, me mbështetjen e Komunitetit IBVM Acton, të cilët po kujdesen për ne kaq mirë, pra për Bernien, Jacintan, Adinan dhe mua. U nisëm për në Buckingham Palace. Dukej e pamundur vërtetë, por që pas çdo çasti po bëhej më e prekshme. Jen dhe Ana Stakaj, (kjo e fundit e ardhur nga Shqipëria për një program trajnimi për llogari të RENATE), prisnin të na përshëndesnin kur po dilnim nga ndërtesa. Po na filmonin në këtë ditë të madhe dhe brohorisnin për ne. Ishte e mahnitshme çfarë po ndodhte në ato çaste.

 

 

Fotot shprehin shumë pak nga atmosfera e këtij eventi, që ishte një moment i jashtëzakonshëm për të gjithë ne. Pallati ishte mahnitës me muret plot piktura të mrekullueshme. Ne u shoqëruam nga një prej këshilltarëve, ndërsa të ftuarit prisnin. Ndërkohë, në sfond luhej një melodi e bukur që dëgjohej që nga mëngjesi. Mt. Bernie, Mt. Jacinta dhe Mt. Adina, të gjitha motra të Mary Ward, ishin të ftuarat e mia, dhe kishin vende të ngritura në një platformë në një anë të sallës së madhe.

Princi Karl, I shoqëruar nga këshilltari I tij dhe katër persona me uniformë, dukej sikur i shikonte të gjithë ndërsa po u jepte medaljet të dekoruarve. Ishte vërtetë i përgatitur dhe u kushtoi kohën e  duhur të gjithëve. Cfarë faktori ishte koha ndërsa prisje të të vinte rradha! E më pas ai çast erdhi. Së bashku me të tjerë ecëm në korridoret e Buckingham Palace, për të hyrë në hollin e madh ku u përshëndëtëm nga Princi Karl. Në këtë moment thuhej me zë të lartë arsyeja e dekorimit dhe emri I personit përkatës. Pata fatin e madh që nuk rashë teksa u përkula para Princit e më pas bëra tre hapa drejt tij për të marrë medaljen, të cilën ai e kaloi në një mbajtëse medaljeje dhe ma vuri mbi xhaketë. Princi Karl u tregua i vëmendshëm dhe nisi një diskutim prekës rreth fenomenit të Trafikimit të Njerëzve. Pasi mora medaljen dhe pas ketij diskutimi të këndshëm e plot kuptim, bëra tre hapa pas, u përkula sërish dhe dola përsëri nga korridoret e Buckingham Palace, nga ku na drejtuan për në hollin kryesor. Çfarë eksperience e madhërishme! Aktiviteti u mbyll me himnin kombëtar, dhe me daljen e pjesëmarrësve të platformës nga holli. Te fundit që dolën ishin shërbyesit të cilët përplasnin me zhurmë në dysheme një shkop sipas ritmit të muzikës, ndërsa marshonin. Sa bukur!! Më pas ishte kënaqësi që u ritakuam të gjithë për të folur e ndarë përshtypjet tona lidhur me këtë aktivitet teksa prisnim të na nxirrnin fotografi. Sally Axworthy, Ambasadorja Britanike e Vatikanit, qëndronte tek dyert e Buckingham Palace për të na përshëndetur e për të bërë fotografi me ne. Në këtë moment na u bashkuan edhe Jen Bromham IBVM dhe Ana Stakaj. Ishim një grup vërtetë gazmor. Pas kësaj, me mbështetjen e Mt. Bernie dhe Provincës, shkuam në Cotes ku shijuam një drekë të shkëlqyer gjatë së cilës u kenaqëm shumë. Çdo gjë shkoi më së miri.

Nga e djathta në të majtë. Sally Axworthy, Ambasadorja Britanike e Vatikanit, Mt. Bernie Boland IBVM, Mt. Imelda Poole IBVM, Mt. Jacinta Davenport IBVM dhe Mt. Adina Balan CJ, 4 të fundit janë të gjitha Motra Mary Ward nga dy degët.


Dita përfundoi në mënyrë të përkryer me një festë të madhe të organizuar nga komuniteti i Acton. Miqtë tanë Jezuit, erdhën nga Qëndra jonë e Londrës dhe veç tyre ishin edhe të ftuar të tjerë si, Philipi, nipi im, dhe Christine Green e Ceri, mbesa dhe bashkëshorti i Philippas. Kjo ditë ishte më shumë se e mahnitshme. Faleminderit të gjithë atyre që ndanë me mua këtë çast kaq të veçantë. “