MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Papa Françesku me 11 Prill, 2019, priti pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare mbi Trafikimin e Qënieve Njerëzve, mbajtur në Fraterna Domus të Sacrofano-s, pranë Romës, organizuar nga Seksioni i Migrantëve dhe i Refugjatëve në Dikasterin Vatikanas për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor.

Papa Françesku deklaroi se: “Trafikimi është krim kundër njerëzimit dhe e kthen njeriun në mall.”

Imelda Poole (IBVM), Presidente e MWL dhe RENATE, Motër Maria Luisa Puglisi AASC (anëtare e RENATE dhe e zgjedhur si antare e grupiti kryesor) drejtoreshë e Fondacionit Amaranta, përgjegjesja mbi Komunikimin e RENATE Anne Kelleher dhe Caritas Albania, në mesin e 200 pjesëmarrësve  të  tjerë morën pjesë në audiencën private me Papa Françeskun.

Papa Françesku dënoi trafikimin e qenieve njerëzore si një nga manifestimet më dramatike të “komercializimit të tjetrit”, një krim kundër njerëzimit që i shpërfill të dy viktimat si dhe ata që e kryejnë atë.

Megjithë përpjekjet e bëra, në luftën kundër trafikimit – tha ai – ka ende shumë për të bërë: është një fenomen “aq i ndërlikuar, sa i errët”, që fyen lirinë dhe dinjitetin e viktimës dhe i bën çnjerëzorë ata që e kryejnë.

Klikoni më poshtë për të lexuar raportin e plotë nga Vatican News:

https://www.vaticannews.va/sq/papa/news/2019-04/papa-trafiku-eshte-krim-kunder-njerezimit-dhe-e-kthen-njeriun.html?fbclid=IwAR1Ckaj16sf-n3yKISRe2eG3X6oe2TiZaKrKJG6BE8MrUdZYScsFRzQxDzY

https://www.vaticannews.va/en/pope/news/2019-04/pope-francis-trafficking-persons-crime-commercialization.html