MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Shtatë vjet më parë, një vajzë dy vjeçare, e refuzuar nga babai i saj që kur lindi, u braktis nga e ëma në shtëpinë e motrës së personit në fjalë. Premtimi i së ëmës në moshë të re se do të kthehej sa më shpejt të ishte e mundur dhe të ribashkohej me vajzën e saj, nuk u mbajt kurrë. Nuk ka pasur vizita, as telefonata, as lajme nga nëna dhe babai i vogëlushes, përveç disa thashethemeve se nëna në fjalë ishte në burg diku në Evropë. Në vitet e para të jetës së saj, e vogla e quante tezen dhe  bashkëshortin e saj, mami dhe babi. Pasi u rrit dhe nisi të kuptonte më shumë, gjërat ndryshuan. Ajo u rrit me kujdesin e tezes dhe familjes së saj për shtatë vjet. Vazhdon të jetojë me ta në një fshat pranë Fierit, pa i njohur prindërit e saj dhe pa ndonjë mbështetje ligjore ose ndihmë prej tyre.

Ky rast i është referuar Qendrës MWL në Fier dhe është mbështetur me informacion lidhur me ndjekjen e procedurave për sistemin e kujdesit familjar. MWL, në bashkëpunim me Shoqatën e Ndihmës Ligjore në Tiranë  (Tirana Legal Aid Society –TLAS ), një OJQ që ofron ndihmë juridike falas për njerëzit në nevojë, e paraqiti rastin në Gjykatën e Fierit për kujdesin familjar. Ka shumë shpresa ndersa pritet vendimi i Gjykates. MWL po bën gjithçka për t’u siguruar që kjo vajzë nëntë vjeçare të mbrohet ligjërisht dhe ekonomikisht për një të ardhme më të mirë.