MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

“Më ishte kthyer jeta në makth…” tha ajo. A.S është një nënë e vetme me katër fëmijë, që jeton me urdhër mbrojtjeje nga i shoqi. Historia e saj fillon me martesën me një burrë të dhunshëm. Ajo ka pësuar dhunë fizike, psikologjike, seksuale dhe ekonomike që në fillim të martesës. Për shkak të dhunës fizike dhe kërcënimeve, ajo është detyruar nga i shoqi  të kryejë 2 aborte. Fëmijët e saj janë gjithashtu viktima të dhunës në familje. Dy nga vajzat e saj dhe djali janë martuar në moshë të re. A.S jeton me djalin e saj më të vogël në një shtëpi të vogël në kushte të këqija. Si viktimë e dhunës në familje, ajo u sigurua me mbrojtje me vendim gjykate. Për shkak të kësaj, ajo dhe bashkëshorti nuk jetojnë më bashkë.

A.S u gjet pa mbështetje. Ajo kishte një shoqe, një fqinjë e mirë, e cili pasi dëgjoi atë çfarë i kish ndodhur, e orientoj të vinte dhe të kërkonte shërbim në Qendrën e Këshillimit në Tiranë (MWL ACT Center). Pasi A.S iu qas qendrës, ajo kërkoi mbështetje për ndihmë juridike që të vijonte me divorcin. Ajo ishte e sigurt për këtë vendim, por e dinte se nuk mund t’ia dilte mbanë vetëm. Ndërsa punohej krah për krah me të, duke vlerësuar nevojat e saj dhe duke planifikuar një program të individualizuar, rezultoi se ndihma juridike nuk ishte e vetmja nevojë e saj. Për shkak të çështjeve shëndetësore, mundësitë e punësimit për të janë shumë të kufizuara. Ndërkohë, ajo nuk përfiton as nga shërbimet sociale. Situata e saj asnjëherë nuk është konsideruar si një çështje serioze, prandaj ajo ndihej e vetme dhe e pashpresë. A.S kishte filluar të besonte se nuk kish më shpresë të ndryshonte jetën për mirë. Duke marrë parasysh gjithçka me ekipin, ajo filloi të shpresojë dhe të ndihej e mbështetur duke fituar vetëbesim. Ajo u mbështet me paketa ndihme emergjente, kujdesin përkatës shëndetësor, asistencë ligjore, këshillim dhe referim për shërbime falas sipas nevojave. Hap pas hapi, A.S po kalon procesin e rimëkëmbjes dhe riintegrimit.