MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Një Mbrëmje Gala Me Shpresë

“Shqiptarët nuk dhurojnë për bamirësi!”

 Një frazë që e kam shumë të njohur, si mbledhëse fondesh këtu në Shqipëri!

Tashmë një frazë që nuk mund të pajtohem më me të, veçanërisht pas suksesit të Mbrëmjes së Parë Gala në Dhjetor 2018.

Gjatë përgatitjes dhe punës sonë për Mbrëmjen Gala, ne duhej të bënim shumë pyetje:

“Doni të blini një biletë për të marrë pjesë në Mbremjen Gala?”

“A do të mendoni të blini një tavolinë për ju dhe miqtë tuaj për të marrë pjesë në këtë mbrëmje Gala?”

“A do të interesoheshit për dhurimin e një artikulli në ankandin tonë?”

Më ka pëlqyer vërtetë shumë kënaqësia dhe dëshira e njerëzve për të na ndihmuar që të mbulonim kostot e aktivitetit.

Vetëm dhurimet, kanë mbuluar 23% të shpenzimeve.

Nata e Gala ishte e para e këtij lloji për ne në MWL, aq mbresëlënëse, sa ia vlen pwr t’u mbajtur.

Një nga momentet me të bukura të mbrëmjes ishte ankandi elektrizues. Kur arritën të ftuarit, ata kaluan pranë pemës së Krishtlindjes që paraqiste të gjithë artikujt tonë të ankandit, dhuruar bujarisht nga sponsorët dhe disa artikujt nga projektet dhe përfituesit tanë.

Artikulli në ankand, që unë personalisht, mezi po prisja ta shikoja, ishte një anije druri që kishte një histori të pabesueshme. Ndërsa artikujt u prezantuan, Alfred Matoshi, Menaxheri i Projektit për Burrat në MWL tregonte historinë e një burri në burg i cili është pjesë e Projektit tonë të Burgjeve, ku zhvillohen rregullisht takime në grup, në mënyrë që të ndërtojmë komunitetin dhe për të frymëzuar shpresën edhe brenda mureve të burgut.

Ai e ndërtoi këtë anije me dorë nga mijëra pjesë të vogla të drurit, me kujdes. Format e ndryshme të copave të drurit u arritën duke i njomurato në ujë në periudha të ndryshme. Ky njeri e dhuronte këtë anije të pabesueshme në Mbremjen tonë Gala, me shpresën se ai mund t’i “kthejë diçka një organizate, që i ka dhënë aq shumë atij”.

Kur u hap ankandi për anijen, ishte sikur të ishe një garë kuajsh. Ofertat shkuan nga një tavolinë në tjetrën, duke bërë jehonë britmat e ngazëllimit dhe mbështetjes. Oferta përfundimisht zbriti në 2 burra, një amerikan dhe një shqiptar.

“250 Euro! 300 Euro! 325 euro! ”

Kjo anije ngriti gjithsej 375 euro për fondacionin Mary Ward Loreto dhe i dha të gjithë të pranishmëve një përvojë që ata do të kujtojnë gjithmonë, ku shqiptarët dhe ndërkombëtarët garuan për të mbështetur Shqipërinë.

10 artikujt e ankandit të dhuruar, ngritën mbi 950 euro për punën tonë kundër trafikimit.

Në total, Nata Gala ngriti 1,312.90 Euro për Mary Ward Loreto Foundation.

Ky aktivitet i parë, ka qenë një trampolinë për lidhjet, iniciativat dhe hapjen e dyerve. Mbrëmja  Gala, 2018, tashmë ka provuar vlerën e saj përmes zhvillimit të partneriteteve për Zhvillimin e Trajnimeve të Stafit Kundër Trafikimit në një Hotel.

Ka rritur mundësitë për dhurimin e materailave për Projektin MWL për të Rinjtë dhe ka shtuar reputacionnin tonë të përgjithshëm në Shqipëri, si mbartës të Misionit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Një nga mjetet që po përdorim për të organizuar këtë punë dhe zgjeruar ate është një softuer për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM). Ne kemi filluar të zgjerojmë të dhënat tona dixhitale për muajt e fundit, që do të na ndihmojne në zgjerimin e mundësive tona, organizimin e fushatave për mbledhjen e fondeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve dhe rrjeteve që do të na ndihmojnë të luftojmë fort trafikimin njerëzor në Shqipëri.

Ne jemi kaq krenarë për atë që kemi arritur së bashku, përfshirë Mbrëmjen Gala. Ne nuk mund të jemi të suksesshëm të vetëm në këtë punë.

Në emër të të gjithë stafit të MWL, unë dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë dhe na mbështetën në këtë përpjekje të re. Nuk mund ta kishim realizuar pa ju!

Mbrëmja Gala 2019 po vjen gjithashtu dhe mezi po presim të ndajmë më shumë me ju në muajt e ardhshëm.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për mënyrën se si mund të mbështetni punën tonë dhe të përfshiheni, do të doja të flisja me ju. Ky do të jetë një vit emocionues për Mary Ward Loreto-n dhe ne do të dëshironim që ju të bëheni pjesë e saj.