MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Ja, tek po takohemi përsëri.

Sërish, në një natë të ftohtë me yje të shndritshëm e drita, plot shkëlqim kudo. Sytë tuaj janë të ngulur tëk unë dhe duket që po prisni me padurim.

Është kohë Krishtlindjesh dhe unë jam Pema e Krishtlindjeve.

Unë shkëlqej në cdo qendër qyteti, në cdo rrugë, dyqan dhe shtëpi. Më keni veshur me qindra drita, dhe në fund më shikoni me krenari. Sa bukur është të shohësh sytë tuaj tek shkëlqejnë me qindra dritëhije, zemrat i keni të mbushura me shpresë, me dashuri për veten dhe të tjerët, dhe në ajër ndihet mirësi dhe dhembshuri. Oh, sa pak duhet të ndezësh shkëlqimin e syve!

Çfarë ju ndodh kur ngadalë fikni dritat, kur pluhurat e bodrumeve dhe dollapët më mbulojnë? Çfarë ndodh kur imazhi im në çdo rrugë, në çdo shtëpi, fillon të zbehet?

Unë lutem që ju ta ruani shkëlqimin e syve, ta mbani të ndezur flakën në zemer. Ta ndriçoni shpirtin tuaj dhe mos lejoni që të shuhet për asnjë arsye, edhe kur stuhitë e jetës të kalojnë nëpër të.