MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

 

Pershendetje te gjithëve,

Sot është dita e parë e dy ditëve pushim zyrtar në Shqipëri (festohet pavarësia e vendit) – dhe motrat po pushojnë disi nga dita e ngarkuar e djeshme. Është dita kur ipeshkëvi do vijë për të bekuar ambulancën e sapo hapur. Kjo është një mundësi e mirë, që dhe unë të ulem e të shkruaj dicka për qëndrimin tim në Shqipëri.

Që në fillim, ky udhëtim ishte një provë tolerance për mua! Ditën kur erdha, Aferdita, nëpunësja kryesore e Loretos në Lezhë, ku kisha menduar të qëndroja, duhej t’i nënshtrohej një operacioni urgjent në kurriz. Për fat të mirë, ajo po shërohet, por kjo kushtëzoi përshtatjen e programit tim. Kështu, pas 12 ditësh në Lezhë dhe një qëndrimi një natë në Tiranë, shkova në Tropojë, një zonë në veri të Shqipërisë, lart në Alpet shqiptare dhe afër kufirit me Kosovën. Tropoja është mahnitëse, e bukur dhe, në verë, Lugina e Valbonës është një destinacion i famshëm turistik. Vendasit janë shumë të varfër – sidomos në fshatrat e largëta. Në shumë mënyra, është territori i vërtetë i misionit. Nuk ka asnjë prift në tërë rrethin (të shtunën dhe të dielën pasdite një prift vjen nga Kosova për të bërë meshën në dy fshatra) dhe të tre motrat françeskane me të cilat po qëndroj, janë të vetmet rregulltare këtu.

Muaji i kaluar më ka bërë të kuptoj se sa gjëra kam marrë për të mirëqëna si psh: të drejtat e barabarta të grave, mundësia për t’u arsimuar (arsimin e lartë), sistemi I qënësishëm i transportit publik … Jeta në Shqipëri është shumë ndryshe. Sidomos këtu në veri ka ende një shoqëri shumë patriarkale. Në këtë pjesë të botës ka nivel të lartë të dhunës në familje. Shumë vajza duhet të largohen nga shkolla, jo vetëm sepse familja nuk mund të paguajë për arsimin e lartë, por sepse pritet të martohen, të ndërmjetësuara nga familja. Një përvojë tjetër që më shoqëron, ishte dita kur motrat në Lezhë më ftuan të flisja me studentët e vitit të fundit të shkollës së mesme (private).

Të gjithë dëshironin të largoheshin nga Shqipëria dhe madje mësuesi i gjuhës angleze më tha më pas se nuk shihte të ardhme për familjen e tij në Shqipëri, pasi ka aq shumë korrupsion – partia politike që ishte në pushtet për gjashtë vitet e fundit është pasardhëse e partisë komuniste. Sa i përket Kishës, gjatë komunizmit, Shqipëria ishte zyrtarisht shtet ateist dhe kisha (zyrtare) ishte pak a shumë e shkatërruar. (38 dëshmorë shqiptarë u shënjtëruan në vitin 2016). Për shkak të distancës që kishin, fshatrat mbetën katolikë gjatë Perandorisë Osmane. Edukimi fetar këtu në fshat duket se organizohet në klasa javore katekizmi që drejtohen nga motrat. E megjithatë, ka diçka në mënyrën sesi njerëzit shprehin besimin e tyre që të prek thellë! Vazhdimisht habitem nga dashamirësia dhe mikpritja e njerëzve që kam takuar dhe kam vizituar me motrat dhe me Lulzimen, punonjësen kryesore të Mary Ward Loretos. Shohim sa modeste janë kushtet në të cilat jetojnë këta njerëz (mungesat e përgjithshme dhe thjeshtësia këtu në fshatra) e megjithatë hasim njerëz që punojnë pa u lodhur për të bërë qoftë edhe ndryshimin më të vogël!

Të shtunën kthehem në Tiranë, dhe pas tri ditësh punë me Imeldën dhe me Qendrën e Këshillimit të MWL (MWL ACT CENTRE) me Arvedën, do të udhëtoj për në Sarandë, skajin më jugor të vendit. MWL ka një qendër tjetër atje, ku do të qëndroj me një nga gratë vendase për 10 ditë, para se të kthehem në Tiranë për dy ditët e fundit të qëndrimit tim në Shqipëri.

Marion Bettenworth