MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Në fundjavën e 16 dhe 17 Shkurtit, Miqtë e Mary Ward u mblodhën në Durrës, në drejtimin e Motër Carmel Swords, I.B.V.M.

Miqtë e Mary Ward u mblodhën në shkurt në një aktivitet shlodhës ku u organizua mësim, lutje dhe reflektim, që qetësuan shpirtrat e të gjithëve, pavarësisht nëse kishin ndjekur më parë të tilla aktivitete shpirtërore, apo e kishin për herë të parë. Në kët aktvitet që u zhvillua në Durrës, pranë detit, morën pjesë 18 persona.

Motra Carmel, nga Irlanda është një grua energjike dhe shumë karizmatike që na solli jetën e Maria Ward dhe na nxiti ta pasqyronim këtë jetë, në jetën tonë të përditshme.

Faleminderit Motrës Karmel për gjithë punën e palodhshme dhe çiltërsinë. Do ta kujtojmë gjithmonë këtë aktivitet dhe kohën e kaluar me Motrën Karmel. Shpresojmë ta mirëpresim së shpejti në Shqipëri!