MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars 2019, Mary Ward Loreto iu bashkua Marshimit të Shoqërisë Civile Për Te Drejtat e Grave dhe Vajzave Shqiptare.

 Në muajt e parë të vitit 2019, afërsisht çdo 7 ditë, është vrarë një grua. Që nga 1 janari Në Shqipëri, janë vrarë 8 gra dhe vajza. 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, nuk është vetëm një ditë për Gratë, por është një ditë në të cilën duhet të theksojmë të drejtat e pathëna të grave, të drejtën e punës dhe mundësitë e barabarta, dhe jo vetëm të drejtën për të jetuar.

8 marsi duhet të shërbejë si kujtesë për shoqërinë për nxitjen e ndërmarrjes së iniciativa konkrete shoqërore dhe institucionale për të edukuar djemtë dhe vajzat që përveç garantimit  të së drejtës së jetës, gjithashtu të parandalohen martesat e herëshme, dhuna në familje dhe të ofrohen mundësi të barabarta për grate, në çdo sferë të jetës.

Këtë vit, shoqëria civile protestoi. Ishte një ditë e zezë! Mbishkrimi i zi dhe e zeza u përdorën për të simbolizuar heshtjen institucionale. E zeza gjithashtu përfaqësonte heshtjen e shoqërisë përballë padrejtësisë ndaj grave dhe vajzave në këtë realitet patriarkal.

Ne refuzojmë të jemi viktimat e ardhshme!

Mjaft me kaq shumë gra  të vrara!

Të veshur me të zeza, bashkë burra e gra, kërkojmë drejtësi për viktimat!

Kërkojmë një sistem të drejtë që mbron çdo grua dhe vajzë në Shqipëri!

Kërkojmë që çdo grua të ketë zë e të dëgjohet!

#MeTy