MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Në 5 Maj 2019, MWLW Organizoi një aktivitet social me vajzat nga Shendelliu.

Pas një viti intensiv shkollor dhe një kursi të përfunduar me sukses në gjuhën angleze të organizuar nga MWL, grupi i vajzave në Shendelli mori pjesë në një aktivitet shoqëror. Vajzat patën rastin të vizitonin qytetin e Përmetit. Ishte vizita e tyre e parë në “qytetin e trëndafilave” siç e quajnë banorët vendas. Qyteti është i pasur me trashëgimi kulturore dhe monumente të historisë së tij.

Sfida të reja i presin këto vajza të mrekullueshme, disa prej të cilave janë duke u përgatitur për të marrë provimet e tyre shkollore. Ne u urojmë çdo sukses në rrugën e dijes!