MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Ndërtimi I kapaciteteve dhe mekanizmave për identifikimin e mbrojtjen e migrantëve në Ballkanin Perëndimor, 28 Maj, 2019.

Në 28 maj u zhvillua një trajnim shumë i rëndësishëm në Kukës. Ky trajnim ishte në kudër të projektit “Ndërtimi i Kapaciteteve dhe Mekanizmave për Identifikimin dhe Mbrojtjen e Grupeve Migruese në Ballkanin Perëndimor – Faza III”, organizuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Ky trajnim u krye edhe në bashkëpunim me anëtarët e Komitetit Rajonal Anti-Trafikim, Tryezën Teknike Anti-Trafik, Policinë Kufitare, Drejtorinë e Policisë së Rrethit dhe Këshillin e Qarkut.

Bashkia, shërbimet sociale dhe organizatat jo-publike që veprojnë në qark, janë të gjithë aktorë të nevojshme që duhet të bashkëpunojnë për të rritur kapacitetet në drejtim të identifikimit, referimit, mbrojtjes dhe ndihmës së grupeve në vështirësi nga flukset migratore.

Në këtë trajnim, MWL u përfaqësua nga punonjësja sociale e MWL-së Tropojë, Lulzime Gjyriqi, e cila ndau me pjesemarrësit edhe punën e Fondacionit Kundër Trafikimit Njerëzor. Ajo gjithashtu iu prezantoi pjesëtarëve të tryezës studimin e MWL-së për migracionin, “Përtej kufijve”, që u publikua në prill 2019.

Pjesëmarrësit treguan shumë interes për rezultatet e studimit lidhur me migracionin.