MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

“MIGRIMI DHE PASOJAT E TIJ NË KOMUNITET “- Forum me komunitetin dhe aktorët e përfshirë, Shkodër, 26 mars 2019.

Një forum për imigracionin dhe pasojat e tij në Komunitet u mbajt më 26 mars në Shkodër, Shqipëri.

Në panelin folës ishte Prof. Roland Dodani, dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit të Shkodrës; Z. Engjell Gjugja, Koordinator i Qendrës Rinore Atelie; Z. Dode Mehmetaj, përfaqësues i DRFPP Shkodër; Mimoza Kallaqi, Përfaqësuese e zyrës së Punës Shkodr; Z. Ndoc Mulaj, Kryetar i Shoqatës së Qendrës Aple; Z. Denis Mema, Ekspert i Imigracionit dhe Sr. Imelda Poole (IBVM) Presidente e Fondacionit Mary Ward Loreto.

Gjatë takimit, aktivistët e komunitetit dhe të pranishmit diskutuan punën që po bëhet për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe të pasigurtë. Dialogu ishte pozitiv, dinamik dhe ishte një shkëmbim idesh dhe reflektimesh lidhur me pasojat në komunitetin e tyre.

Ky forum do të shërbejë si një pikënisje për nismat e tjera lokale për të përmirësuar legjislacionin dhe për të punuar me institucionet që merren me imigracionin dhe punën kundër trafikimit.