Titull i Projektit: “Krenaria Folklorike dhe Turistike e Lezhes”
Përshkrim i shkurtër i projektit:
Fondacioni Mary Ward Loreto (MWL) është duke zbatuar projektin “Krenaria Folklorike dhe Turistike e Lezhes” në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Bashkia Lezhë..
Projekti ka si qëllim kryesor që nëpërmjet organizimit të festave lokale të komuniteteve të Lezhës të promovojë jetën social kulturore dhe turizmin e zonave lokale . Të angazhoje të rinjtë dhe njerëzit e artit për të gjallëruar jetën social kulturore dhe të promovojë turizmin lokal.