MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Kur dikush nga familja vuan nga kanceri, me të vuan e gjithë familja…

Të kesh një anëtar të familjes me një sëmundje terminale është shkatërruese për çdo familje, e aq më tepër për një familje që jeton në varfëri. Në muajt e fundit, Qendra MWLW ACT po merret me klientë që përjetojnë këtë dramë. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve na referohen nga partneri ynë, Shoqata Sue Ryder Albania, OJQ e cila mbështet njerëz që kalojnë momente të vështira gjatë jetës, duke i dhënë dhembshuri dhe kujdes  të specializuar sipas nevojave.

Kjo sëmundje shkakton stres dhe lodhje për pjesëtarët e familjes. Ka raste që pjesëtarët e familjes dyshojnë për diagnozën se nuk duan të pranojnë të vërtetën ose zgjedhin të mos flasin rreth sëmundjes, duke menduar se negativiteti do të ndikojë në shëndetin psikologjik dhe të përgjithshëm të familjes. Shpenzimet për trajtimin mjekësor shpesh janë të papërballueshme dhe bëhen burim stresi psiko-social dhe ekonomik jo vetëm për pacientin, por edhe për familjen. Kjo i vë të gjithë në një situatë të çekuilibruar socialo-ekonomike.

Humbja e vendit të punës, humbja e përgjegjësive dhe paaftësia për të ndihmuar familjen sjell shumë shqetësim dhe stres për pacientin. Përveç kësaj, fëmijët që janë të ekspozuar ndaj vuajtjes së familjes janë tejet të prekur psikologjikisht.

Pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët kanë humbur punën për shkak të nevojës për t’u kujdesur për pacientin, kanë gjithashtu nevojë për ndihmë dhe mbështetje, që të përballojnë shpenzimet e trajtimit mjekësor dhe koston e jetesës. Qendra MWLW ACT, në bashkëpunim me partnerë të tjerë, po punon për të mbështetur nevojat e tyre që ata ta përballojnë më lehtë hidhërimin dhe dhimbjen.