MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Inovacion në Turizmin Rural – Një mundësi për zhvillimin vendor. Workshop për zhvillimin e Bizneseve dhe Produkteve.

Zhvillimi i turizmit në Tropojë është mundësia më e mirë për rritje ekonomike. Fondacioni MWL e ka këtë prioritet dhe është duke rritur kapacitetet e komuniteteve, për të ndihmuar zhvillimin e industrisë së turizmit.

MWL dhe 5 gra të përfshira në iniciativa biznesi, morën pjesë në një seminar të zhvilluar nga organizata “Toka” në Bajram Curri. Trajneri Tobi Glasser nga Zvicra solli përvojën e tij lidhur me krijimin e një biznesi dhe i orientoi pjesëmarrësit drejt “Inovacionit në Turizmin Rural – Një Mundësi për Zhvillimin Vendor”. Gjatë Workshopit u prezantuan histori suksesi nga zhvillimi i turizmit rural në Shqipëri, duke u dhënë grave një këndvështrim pozitiv mbi potencialin e zhvillimit për zonat e tyre nëpërmjet turizmit të qëndrueshëm. Në pjesën e fundit të seminarit, të gjithë pjesëmarrësit shkruan planet e biznesit për idetë e tyre të biznesit, sipas çështjeve të mësuara në trajnim.

Rritja e kapaciteteve dhe zhvillimi i potencialit të përfituesve tanë, janë thelbësore që ata ta shohin të ardhmen e tyre të ndritur dhe me vetëbesim