MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Hyrje e Buletinit Informues Veror, Korrik 2019.

 

Në këtë moment të këtij viti, në emër të stafit të Mary WARD Loreto-s, do të dëshironim t’i shprehim mirënjohjen numrit të madh të përkrahësve që na kanë qëndruar pranë gjatë gjashtë viteve te fundit. Këta njerëz e dinë vetë se cilët janë, pra: donatorë, të vegjël dhe të mëdhenj, vullnetarë, këshilltarë dhe drejtues, partnerë, kolegë dhe ata që duhet t’i përgëzojmë gjithnjë, miqtë tanë në terren. Ata kanë qënë fleksibël e tolerantë si dhe të qëndrueshëm në punën për të ndërtuar dhe për t’u fuqizuar ekonomikisht si dhe nga ana njerëzore. I kemi patur në krah gjithmonë ndërsa punonim së bashku për të luftuar trafikimin njerëzor.

Ky buletin vjen në një kohë kur MWL po kalon vështirësi financiare, e megjithatë ne jemi të fokusuar në punën e mrekullueshme që po realizohet dhe besojmë si gjithmonë se: ‘të gjitha do të shkojnë mirë’. Mundohemi të përfshijmë sa më gjerë dhe sa të më shumë të jetë e mundur dhe u bëjmë thirrje të gjithë miqve dhe bamirësive, që të shohin mundësinë se si mund të vazhdojnë të na qëndrojnë pranë dhe të na ndihmojnë gjatë këtij momenti të vështirë.

Në këtë bulletin, do të lexoni shumë histori mbresëlënëse, që lidhen me punën e kryer me persona në vështirësi të mëdha, në të gjithë Shqipërinë si dhe do të njiheni me informacion për trajnimet dhe fushatat e ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Këto trajnime kanë përfshirë personel hotelerish, individë që punojnë në turizëm dhe specialistë të shëndetësisë.

Ne i jemi bashkuar RENATE-s në punën brenda Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve, për ata anëtarë që punojnë në këtë fushë në ndihmë të personave që vuajnë nga trauma dhe që janë abuzuar nga blerësit dhe për gratë, fëmijët dhe burrat e shfrytëzuar brenda dhe jashtë e Shqipërisë.

Me përfundimin e projekteve me bazë gjinore, Mary Ward Loreto, shënon mbylljen e një epoke. Tani ne lëvizim ngadalë në transformimin, në punën e Mary WARD Loreto-s, në punën e brendshme me bazë komunitare duke u zgjeruar me qendrat e këshillimit dhe shërbimit (ASC), në gjashtë rajone të Shqipërisë: në Tropojë, Shkodër, Lezhë, Tiranë, Lushnje dhe Konispol (Sarandë, në jug, pranë kufirit grek).

Ne shpresojmë që në të ardhmen, të ndajmë me ju zhvillimet e reja dhe mënyrën me të cilën kemi mundur të realizojmë misionionin tonë, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke përqëndruar veprimet tona në rrënjët e problemit e të frymëzuar nga të gjithë.

Imelda Poole (IBVM) MWL President