MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Historia e një gruaje nga Tropoja

Rudina ka lindur në një fshat afër Tropojës, në një familje të madhe që jetonte në varfëri. Për të qenë më pak barrë për familjen e saj, ajo u martua në moshën 16 vjeç. Jeta e saj shpejt u kthye në ferr nga dhuna, neglizhimi dhe abuzimi duke u përballur njëkohësisht me  varfërinë dhe rritjen e dy fëmijëve të vegjël. Burri i saj ishte i alkolizuar dhe nuk respektonte përgjegjësitë e tij prindërore. Mbështetja e vetme e Rudinës ishte motra e saj, që e ndihmonte në rritjen e fëmijëve.

Pas disa vitesh, Rudina u divorcua nga bashkëshorti. Ajo tani jeton me dy fëmijët në një apartament të vjetër dhe të rrënuar. Qiradhënia iu pagua nga Bashkia për një vit.

Rudina ka përfunduar vetëm arsimin tetëvjecar dhe shprehet se nuk ndihet e aftë të bëjë asgjë. Ish-burri i saj vazhdon të mos paguajë mbështetjen e urdhëruar nga gjykata, ndërsa ajo vazhdon të përballet me sfidat e rritjes së fëmijëve.

Në një trajnim të zhvilluar nga projekti i Grave të Fondacionit MWL në qytet, Rudina u njoh me shërbimet e ofruara nga MWL për gratë dhe kërkoi ndihmë. Trajnimi në fjalë ndezi një dritë të re shprese në jetën e kësaj gruaje.

Historia e Rudinës për fat të keq nuk është e pazakontë. Si ajo ka shumë gra të tjera që po përballen me një cikël varfërie dhe dhune që iu shkel të drejtat dhe u dëmton vetëvlerësimin.