MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Gratë Munden!

Një anëtare e stafit të MWL-së, Ana Stakaj, mori çertifikatën e Lidershipit Ekselent nga Qendra për Impakt Publik, mundësuar nga Instituti McCain dhe Universiteti i Arizonës, për Lidershipin e udhëhequr nga Karakteri. Në Librin e prezantuar në këtë aktivitet, Ana përfaqësohej me tiparin ‘Te Drejtosh sipas Shembullit’.

Certifikatat u shpërndanë në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ku zonja Edlira Gjoni bëri hapjen e “Gratë Munden-Vajzat për Shqipërinë” dhe librin me të njëjtin titull, i cili promovon vlerat dhe lidershipin e udhëhequr nga Karakteri të gruas Shqiptare.

Autorja, Edlira Gjoni ka studiuar në Institutin McCain mbi Lidershipin Ndërkombëtar, prej 2017-2018 dhe ka ndjekur programin e Liderëve të Brezave të Rinj. Përvoja e saj në SHBA bëri që ajo të nisë lëvizjen ‘Gratë munden!’. “Sot në Shqipëri ka energji për një strukturë të re të përbashkët udhëheqjeje me grate, që ato të dalin në role më të dukshme për të qenë lidere krenare dhe të fuqishme”, tha Gjoni.

Gjoni kap aspektet interesante të grave shqiptare dhe rolet e tyre si drejtuese me karakter. Ajo zgjodhi 51 gra me tiparet përkatëse drejtuese, për të paraqitur 51% të popullsisë shqiptare që janë femra. Libri i saj “Gratë munden!” na paraqet drejtueset shqiptare që shërbejnë si modele dhe na frymëzojnë që të vazhdojmë të bëjmë ndryshime.

Gratë e portretizuara në libër nuk janë figura publike, dhe në fjalën e saj të hapjes që paraqet librin, Gjoni shpjegoi se ky ishte një vendim i qëllimshëm “për të dhënë hapësirë, njohje dhe mirënjohje për të gjitha gratë që na shërbejnë dhe na bëjnë krenarë, packa se shpesh, nuk u njihen përpjekjet.