MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Fondacioni Mary Ward Loreto në Shqipëri pati kënaqësinë të mirëpriste Drejtuesit e Përgjithshëm, Jane Livsey CJ dhe Noelle Corscadden IBVM, të cilët erdhën për të parë misionin e Mary Ward në Shqipëri.

Ato vizituan stafin e MWL-së në zyrat e Mary Ward Loretos dhe Qendrën e Këshillimit dhe Shërbimit të MWL-së në Tiranë, si edhe Arqipeshkëvin e dioqezës Tiranë-Durrës, George Frendo OP në Katedralen e Shën Palit, Qendrën e Këshillimit dhe Shërbimit të MWL-së në Lezhë, Biznesin Social të MWL-së në Kallmet dhe gjatë kthimit nga aeroporti u zhvillua një takim me Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës. Në mbrëmjen e së premtes u organizua një takim i mrekullueshem për lutje, reflektim dhe festë me grupin e lutjes: “Miqtë e Mary Ward” në Shtëpinë e Imeldës.

Nuk mund të lëmë pa përmendur të shtunën në Rreshen, me grupin e të rinjve të cilët na frymëzuan me organizimin e aktivitetit për fëmijë. Me pas vizituam një familje të vecantë në një fshat aty pranë.

Ishin momente të paharrueshme për të gjithe ne!