MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Etika në Sistemin Arsimor.

Mungesa e arsimimit mund t’i çojë shoqëritë në krizë dhe amulli. Në botën moderne, një nga zhvillimet më agresive është Skllavëria Moderne, një fenomen për të cilin flitet rrallë. Në studimin tonë të fundit mbi etikën e sistemit arsimor shqiptar, zbuluam se mungon etika e duhur si një themel dhe si një program për të gjitha moshat. Për të ndihmuar sistemin arsimor, trajnerja e MWL-së, Zana Guri, krijoi modulin e parë të një trajnimi etik, i cili do të shpërndahet në komunitetet e mësuesve në të gjithë Shqipërinë.

Patëm rastin të realizojmë dy seanca të këtij trajnimi në Lezhë pas ftesës nga shkolla e mesme Beslidhja me moderimin e Aferdita Gjonit, Punonjëse Sociale e MWL-së. Në këto seanca morën pjesë dhe treguan përvojat e vështirësitë e hasura gjatë punës së përditshme 44 mësues të shkollës së mesme. Betejat e tyre ishin të mëdha, por përkushtimi që kishin, ishte shumë më i fortë. Metodologjia e trajnimit ishte menduar të pasqyronte realitetin, duke e bërë atë sa më realist dhe të zbatueshëm. Pjesëmarrësit u prezantuan me raste reale dhe u angazhuan për zgjidhjen e problemeve. Ky trajnim do të ndiqet nga seanca të tjera në vijim. Ne shpresojmë që të vazhdojmë ta përhapim punën e nisur.