MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Është shumë më tepër se punë dore: Është histori e fuqizimit të grave!

20 gra dhe vajza shqiptare nga Tropoja përgatisin prodhime të punuar me dorë në Qendrën Mary WARD Loreto si dhe në shtëpitë e tyre.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë hapjen e dyqanit të Suvenireve “Mary WARD Loreto” në Valbonë për sezonin turistik, si një mundësi e shkëlqyer, që gratë të shesin prodhimet e tyre. Këto gra janë nga rajonet më të rrezikuara dhe të izoluara të Shqipërisë. Përmes fuqizimit të tyre ekonomik, ato nuk janë më në rrezik trafikimi dhe shfrytëzimi. Jeta e tyre po ndryshon dhe po kështu dhe jeta e familjeve të tyre.

Për miqtë e tyre, ato janë një simbol i shpresës.

Faleminderit që jeni pjesë e kësaj iniciative.