MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Duke shpresuar për SHPRESË!

Për Fondacionin Mary Ward Loreto, viti 2019 filloi me dy muajt e parë të acartë dhe me një realitet të përbashkët dhe të vështirë, që familjet shqiptare përballen çdo ditë. Në Lushnje, një nënë e re e tre fëmijëve është e papunë, ekonomikisht e pambrojtur, duke luftuar me problemet shëndetësore dhe duke rritur vetëm fëmijët e saj. Ajo ishte jetime që kur ishte 10 vjeçe dhe që ateherë është kujdesur për motrën e saj të vogël që ka probleme të shëndetit mendor.

Kjo grua e re lufton çdo ditë, duke u përpjekur për të zgjidhur problemet e saj shëndetësore dhe, si shtylla e familjes së saj duhet të sigurojë të ardhura për të gjithë.

Vetem kjo grua e di se sa e pashpresë ndihet në çdo frymëmarrje që ajo merr!

Çfarë do të mbajë 2019 për këtë nënë të re dhe familjen e saj? A do të jetë ky vit, një vit i çlirimit nga pafuqia dhe një vit i shpresës për ta?