MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Drita në fund të tunelit!

Në Lushnje jeton një nënë e re, e cila lufton çdo ditë me probleme shëndetësore dhe social-ekonomike. Ajo është prind i vetëm për tre fëmijët e saj dhe kujdeset gjithashtu për motrën e saj që vuan nga një sëmundje mendore.

Pas shumë kohësh e çastesh të errëta në jetën e saj, duke u përpjekur për të zgjidhur problemet shëndetësore familjare dhe ekonomike, kjo grua më në fund ndihet se ka pak shpresë dhe më e lehtësuar.

Ajo dhe familja e saj tani janë nën kujdesin e Projektit MWLW në bashkëpunim me institucionet lokale, pasi i ofrohen shërbime shëndetësore bazë si dhe shërbime social-ekonomike për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat përballet.