MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Këtë vit, aspekti i biznesit social i projektit tonë është rritur në mënyrë eksponenciale. 102 gra janë përfshirë në aktivitetet tona të fuqizimit ekonomik; këto përfshijnë zejtarinë dhe kurset në gjuhën angleze për më shumë mundësi ekonomike. Për të lehtësuar më mirë këtë zgjerim, MWL po përgatitet për fillimin e një projekti specifik për bizneset sociale. Ky zhvillim do të përqëndrohet në tre vendndodhjet tona kryesore; Kallmet, Tropojë, dhe një dyqan i ri në Tiranë. Kjo do të mundësojë që MWL të fuqizojë më mirë gratë dhe t’u japë më shumë mundësi.

Gjatë këtij viti janë përfshirë 216 gra dhe u mblodhën 35.700 Euro të ardhura.

  • Parku Kombëtar i Butrintit këtë vit ka ofruar mundësi pune për 9 gra me të ardhura prej 3400 Euro
  • Dyqani i MWL-së në Valbonë, i vendosur në Alpet Shqiptare u hap në maj dhe ka shitur mallra me vlerën e 4600 Euro për grumbullimin e produkteve nga Fieri, Kallmeti, Hoti i Ri dhe kryesisht nga gratë e Tropojës
  • Shkollat IBVM Spanjë janë tani një klient i rregullt i punëtorive të rrobaqepësisë së Kallmetit duke siguruar 14,500 euro gjatë këtij viti.
  • Produktet e tezgjahut dhe produkte të tjera të rrobaqepësisë nga workshopi i Kallmetit kanë gjeneruar 10,000 euro.
  • Qendra në Hot i Ri ka mbledhur 3200 euro prej shitjes së produkteve si kartolinat e qëndisura dhe qirinjtë artizanalë.

 

Ne jemi në proçes konsolidimi të 16 mini-bizneseve ekzistuese të drejtuara nga gratë dhe po i mbështesim ato individualisht. Në këto biznese janë vetëpunësuar 45 gra. Sezoni turistik mblodhi të ardhura dhe siguroi një treg të gatshëm. Biznesi social i MWL-së u siguroi tryezat e shitjeve 10 grave që prodhojnë produkte artizanale dhe rrobaqepësie. 6 bizneset e tjera, të cilat përqëndrohen në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, vijojnë punën dhe kanë krijuar klientët e tyre të rregullt. Ky vit ishte përfundimi i fazës së mbikëqyrjes.

Programi i turizmit dhe bujtinave përfitoi një trajnim për metodologjinë e punësimit dhe po pilotohet në rajonin e Tropojës me Hotelet dhe bujtinat në Valbonë. Në këtë program është zhvilluar një rrjet nga veprimtaria e nisur nga MWL ku është e përfshirë edhe Ministria e Financave, Agjencia Kombëtare e Turizmit, Bashkia e Tropojës, 3 OJQ lokale dhe kombëtare dhe tre pronarë biznesi e përfaqësues nga 24 bujtina në Valbonë. Programi kishte për qëllim formimin profesional dhe formimin për punësim të 28 grave dhe të rinjve. Ky trajnim u fokusua në punën në hotele dhe restorante si kamerierë, guzhinierë dhe punonjëse shërbimi. Nga ky aktivitet, 23 nga pjesëmarrësit u punësuan menjëherë pas trajnimit, me punësim sezonal. Ndërkohë në bashkëpunim me Bizneset dhe Zyrën e Punës në Tropojë, po përgatitet trajnimi i ardhshëm për sezonin e dimrit të vitit të ardhshëm. Kërkesa për punësim po rritet me rritjen e turizmit në Shqipëri.

 

 

Këtë vit në Shendelli, gjatë sezonit nga maji deri në shtator 2018, u punësuan 52 gra. 3 prej tyre mblodhën para që të vazhdonin studimet në Universitetin e Tiranës. 26 vajza të reja nga Tropoja dhe Shendelli janë duke u trajnuar në gjuhën angleze për të rritur nivelin e njohurive dhe për t’u punësuar më lehtë në zona turistike. 12 gra nga Hoti i Ri janë punësuar në qytetin e Shkodrës nëpërmjet ndërmjetësuesit të MWL-së. 3 gra të tjera janë punësuar në zonat e Lezhës dhe Fierit dhe 23 gra nga Lezha kane ndjekur kurse formimi profesional për rrobaqepësi.

Punonjësit socialë të MWL-së vazhdojnë të mbajnë kontakt me 90 gratë që janë punësuar, për t’i këshilluar mbi Kodin e Punës dhe për të parandaluar shfrytëzimin në punë.

Me rritjen e shpejtë të Biznesit Social, MWL-ja po ecën përpara në zhvillimin e një projekti të veçantë. Këtë vit, u punësua një agjent shitjesh për t’u përgatitur për këtë rritje dhe zgjerim të aktivitetit, me qëllim që të bënte vlerësimin e tregut dhe të zgjeronte klientelën për biznesin social të Mary Ward Loreto. Studimi i tregut, testimi i produkteve, zhvillimi i bashkëpunimit dhe planifikimi i biznesit po ecin përpara me ritme emocionuese.