MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Autoriteti Këshillimor: Gjendja aktuale, Masat e marra per të luftuar fenomenin e Trafikimit Njerëzor dhe Dhunën në Familje në Rajonin e Kukesit.

Në 24 prill 2019, Prefekti i Qarkut të Kukësit thirri Autoritetin Këshillimor për të diskutuar mbi “Gjendjen aktuale, masat e marra kundër fenomenit të trafikimit njerëzor dhe dhunën në familje”.

Anëtarët e këtij Autoriteti, përfaqësuesit e shëndetësisë, komunat, policia, drejtoritë arsimore të Kukësit dhe Tropojës si dhe Zyra e Prefektit, prezantuan punën që po bëhet për të luftuar këtë fenomen.

MWL u përfaqësua nga punonjësja sociale e MWL-së në zonën e Tropojës, Lulzime Gjyriqi. Ajo prezantoi punën që Fondacioni Mary WARD Loreto po bën për të fuqizuar grupet në nevojë dhe për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore. Në këtë takim ishte gjithashtu i pranishëm, Payman Jahangiri, vullnetar i Korpusit të Paqes, i cili bashkepunon me MWL-në në Tropojë.

Rastet e dhunës në familje po rriten shumë në rrethin e Kukësit. Vec tyre, po rriten njëkohësisht edhe divorcet. Në vitin 2018 janë paraqitur 67 raste divorcesh nga ku 52 kanë përfunduar me zgjidhje martese. Familja shqiptare po përjeton një krizë sociale që mund të trajtohet vetëm nëse bashkëpunojmë dhe përpiqemi të gjithë së bashku.

Prefekti i Kukësit shprehu mirënjohje të veçantë për punën e bërë nga Mary WARD Loreto në Misionin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.