MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

Aktivitetet e zhvilluara nga projekti MWL për të Rinjtë gjatë muajit Shkurt për zhvillimin njerëzor dhe rritjen e ndërgjegjësimit ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjatë muajit shkurt, u organizuan aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në 4 zona të ndryshme të Shqipërisë.

Sesionet e rritjes së ndërgjegjësimit u zhvilluan me të rinj nga Elbasani, Tirana dhe nga zonat rurale si Dajçi i Shkodrës dhe Ndroqi i Tiranës.

Të rinjtë morën informacion rreth trafikimit të qenieve njerëzore dhe u njohën me fenomenin e skllavërisë moderne. Mediat sociale janë një ndikim i vazhdueshëm në jetën e këtyre të rinjve. Në një moshë kaq të re, me shumë ndërveprim në mediat sociale, ato fare lehtë mund të bëhen burim rreziku për t’u shfrytëzuar dhe rekrutuar nëpërmjet internetit. Rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rolin e mediave sociale në trafikim është një prej prioriteteve më të rëndësishëm të trajnimeve që organizojmë për të rinjtë. Gjatë këtij muaji 163 të rinj morën pjesë në sesionet e rritjes së ndërgjegjësimit.