MARY WARD LORETO is planting hope with a human rights approach to combating modern day slavery. This challenging mission is implemented through works of justice, education, grass roots action and systemic change.
The aim is to eradicate poverty, the prime cause for human trafficking.

8 Shkurt 2019, Dita Ndërkombëtare e Lutjes dhe Ndërgjegjësimit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Dita e Shën Bakhitës,“Së bashku kundër Trafikimit Njerëzor.’’

Në Ditën Ndërkombëtare të Lutjes dhe Ndërgjegjësimit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Ditën e Shën Bakhitës, Rrjeti URAT, me mbështetjen e Famullitarit të Katedralës së Tiranës, Don Marjan Lumci dhe Kryeipeshkëvit të Dioqezës Tiranë – Durrës, Imzot George Frendo OP, organizoi një lutje të veçantë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Ky aktivitet mblodhi të gjithë ata që punojnë në fushën e anti-trafikimit në Shqipëri. Mes të pranishmëve ishin Sr Imelda Poole MWL së bashku me stafin MWL-së, Znj. Brikena Puka, Qendra Psiko-Sociale Vatra; Znj. Syrie Pepa nga Strehëza D & E për Viktimat e trafikuara, Erion Prendi nga Organizata SHKEJ; Znj. Ana Majko, Iniciativat ARSIS; Don Marjam Lumci; Caritas Albania, Përgjigje e Bashkuar kundër Trafikimit (URAT) dhe shumë Motra nga Kongregata të tjera.

Shumë falënderime shkojnë për të gjithë ata që e bënë këtë mbrëmje një sukses: Ana Stakaj me MWL, që e lehtësoi shërbimin për URAT; Erion Prendi nga SHKEJ, kryetari i URAT, i cili koordinoi prezantimin; Gazmir Memaj, i cili organizoi muzikën e këndshme; dhe Genc Gjoci i cili punon me MWL, dhe koordinoi prezantimet e te rinjve gjate evenimentit.

U lutëm bashkë për viktimat e trafikimit, bëmë thirrje për të ndaluar këtë aktivitet dhe ndezëm qirinj për viktimat. U shfaqën gjithashtu edhe dy filma të shkurtër, një nga Papa Françesku, ku flitej për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në botë dhe tjetri ishte një shfaqje e këngës së shpresës dhe fuqisë, kënduar nga nxënëst e Shkollës Loreto, nga Altrincham, në Britaninë e Madhe.