Viti i pestë i Fondacionit MWL në Shqipëri.

 Më 11 janar, Fondacioni “Mary Ward Loreto” festoi vitin e pestë në Shqipëri. Don Marjan Lumçi u ftua të festonte në mëngjes së bashku me të gjithë ata që kishin dëshirë të ishin të pranishëm. Së bashku shprehëm falënderimet tona për punën dhe misionin e pesë viteve të fundit. Gjatë ditës, stafi i MWL-së u mblodh për trajnimet dhe për të përgatitur pjesën e mbetur të aktiviteteve të vitit. Në mbrëmje, festuam të gëzuar dhe të lumtur gjatë darkës. Ishte një ditë e mrekullueshme. Falënderojmë të gjithë ata që na kanë qëndruan pranë gjatë këtyre pesë vjetëve.

 

Aktivitetet e ardhshme të Fondacionit MWL:

  • Fondacioni “Mary Ward Loreto” në bashkëpunim me Fondacionin “Arise” do të organizojë një workshop dy ditor për mbledhjen e fondeve për organizatat bazë të angazhuara në punën kundër skllavërisë. Ky workshop do të mbulojë të gjitha aspektet e ciklit të granteve, që nga kërkimi i financuesve, te hartimi i propozimeve, deri te krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me donatorët. Trajnimi do të zhvillohet në datat 10-11 prill 2018 në Tirana International hotel.
  • Më 19 maj, nga ora 10:00 deri në 13:00, Projekti i MWL-së për Arsimin do të paraqesë hulumtimin të botuar të quajtur: “Etika në sistemin arsimor shqiptar”. Në këtë konferencë janë të ftuar mësues, studentë, prindër, struktura qeveritare dhe OJF nga veriu i Shqipërisë më së shumti, dhe ato që kanë interes për sistemin arsimor.
  • Do të organizohen aktivitete që do të përfshijnë një publik të gjerë për përvjetorin e pestë të Fondacionit “Mary Ward Loreto”, si një mënyrë për të kontribuar në ndryshimin sistematik në Shqipëri. Fondacioni “MWL” shpreson që në këto aktivitete të përfshihen gra, burra dhe të rinj, organe statutore dhe jostatutore, media dhe ministria, si mënyrë për të ndërgjegjësuar njerëzit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe për mënyrat si mund të luftohet. Shpresojmë që gjatë kësaj kohe misioni ynë të njihet gjerësisht nga publiku.

 Gjatë këtij viti, Fondacioni  do të organizojë tre aktivitete:

  • Maratona e volejbollit do të zhvillohet gjatë javës së parë  të qershorit të vitit 2018.
  • Do të organizohet një festival filmi, ku do të transmetohet një dokumentar i ri për MWL-në. Festivali do të zhvillohet gjatë javës së fundit të qershorit të vitit 2018.
  • Më 12 dhjetor të vitit 2018, do të zhvillohet një natë gala nga Fondacioni “MWL”.

Që të treja këto aktivitete do të shërbejnë për të mbledhur fonde për punën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Datat dhe detajet e sakta të aktiviteteve të mësipërme do të publikohen së shpejti në faqen e internetit të Fondacionit “MWL”. www.albaniahope.com dhe në faqen e Facebook “MaryWardLoreto”. Qëndroni me ne!


Inteligjenca emocionale, kalim nga teoria në jetën e përditshme.

Më 21 shkurt, Fondacioni “MWL” organizoi një trajnim për “Inteligjencën Emocionale” për stafin e fondacionit. Ky trajnim u zhvillua në zyrën e MWL në Tiranë dhe u drejtua nga Zana Guri, trajnuesja e stafit të MWL. Për Fondacionin “MWL”, puna me inteligjencën emocionale është pjesë e një procesi investimi, që i mundëson punonjësit e tij të arrijnë potencialin e tyre të plotë, të shtojnë kapacitetet e tyre dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të lidershipit.

Dinamika e grupit u shtua falë një prezantimi për rolin e emocioneve në jetën tonë të përditshme. Ky trajnim u karakterizua nga çaste të forta të vetëreflektimit dhe vetëndërgjegjësimit. Feedback-u i dhënë nga stafi i MWL-së gjatë trajnimit ishte energjik dhe ata shfaqën kureshtje për të mësuar më tepër rreth kësaj teme. Ata shfaqën dëshirën për të përmirësuar inteligjencën emocionale për veten e tyre, por edhe si liderë, në mënyrë që kjo të ndihmojë zhvillimin e tyre profesional.

 


 

Gratë, lidershipi dhe shërbesa.

Gratë, lidershipi dhe shërbesa është një kurs i shkurtër 6-javor i ofruar nga Kolegji “Catherine of Siena”, me qendër në Universitetin Roehampton, për një anëtar të stafit të Fondacionit “MWL”.

Ky kurs shqyrtoi rolin që kanë gratë në lidershipin e krishterë, saktësisht mbështetur në zhvillimet e fundit në rolin formal dhe joformal të grave në lidershipin e kishës. Një nga temat e përfshira ishte problematika e gjinisë dhe lidershipit “Mashkullorësia toksike”, dhe një nga temat e tjera ishte: “Si ka ndryshuar roli i grave me kohën, dhe cilët janë faktorët që ndikojnë te këto ndryshime?” Roli dominues i lidershipit mashkullor gjatë shekujve ka qenë pjesë e historisë botërore. Kursi trajtoi lindjen e Teologjisë Feministe dhe rolin që ajo po luan për të na ndihmuar ta rimendojmë historinë. Si pjesë e këtij kursi, pjesëmarrësve iu kërkua të bënin një detyrë që do i ndihmojë në integrimin e informacioneve të marra nga kursi në përvojën e tyre.