Dita e BE-së kundër Trafikimit, 18 tetor 2017, Fondacioni Mary Ward Loreto.

 

Në kuadër të Ditës së BE-së kundër Trafikimit në 18 tetor 2017, Fondacioni Mary Ward Loreto, në bashkëpunim me OJF të tjera, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Institucionet, Rrjeti URAT dhe Ministria e Punëve të Brendshme organizuan veprimtaripër ndërgjegjësimin kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Veprimtaritëu zhvilluan në Tropojë, Pukë, Shkodër, Lezhë, Tiranë, Lushnjë dhe Këlcyrë.

Veprimtari:

  • Kalendar i përbashkët i veprimtarivenë koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme;
  • Ndërgjegjësimi në shkolla;
  • Takime me prindër;
  • Trajnim të 9 psikologëve të shkollave;
  • Trajnim i trajnuesve (TiT) – një grup studentësh që trajnojnë bashkëpunëtorët e tyre në luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore;
  • Veprimtarindërgjegjësuese me të gjithë partnerët dhe në qytetet e lartpërmendura në 18 tetor;

Qëllimi kryesor është ndërgjegjësimi ndaj trafikimit të qenieve njerëzore dhe shkëmbimit të informacioneve, njohurive dhe praktikave më të dobishmemes aktorëve të ndryshëm të cilët punojnë në këtë fushë. Çdo vit, Fondacioni Mary Ward Loreto organizon veprimtarinë këtë ditë të shënuar. Ndërkohë, Fondacioni Mary Ward Loreto fton të gjithë aktorët, që punojnë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, të na bashkohen në veprimtaritë për zhdukjen e trafikimit të qenieve njerëzore.

Veprimtaritë e organizuara në Lezhë gjatë muajit të ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në kuadrin e punës së muajit të ndërgjegjësimit kundër trafikimit në Lezhë, Projekti i Fondacionit MWL për Gratë, që operon në Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve Sociale organizoi një takim ndërgjegjësimi me të rinj romë, që studiojnë në qendrën rinore “Shenjtja Mari” në Lezhë. Gjatë takimit u shpjegua trafikimi i qenieve njerëzore, llojet e trafikimit të qenieve njerëzoredhe kush janë grupet më të rrezikuara ndaj trafikimit. Diskutimi u përqendrua në porosinë “Thuaji Jo” martesës në moshë të hershme, meqenëse ky është një fenomen i dukshëm i kësaj kategorie njerëzish. U theksua nevoja për vazhdimin e arsimimit të tyre me qëllim kapërcimin e pengesave dhe rreziqeve të përballura në jetë.

Një grup prej 20 të rinjsh, vajzash dhe djemsh u angazhuan në shkrimin e mesazheve kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Është mjaft e domosdoshme puna me prindërit e këtyre fëmijëve, për të shmangur martesat që ata bien dakord t’i lidhin për fëmijët e tyre në moshë të hershme. Takimi përfundoi me një video mbi trafikimin e qenieve njerëzoredhe shfrytëzimin e fëmijëve romë që lypin në rrugë. Qëllimi ishte vazhdimësia e këtyre takimeve ndërgjegjësuese me prindërit romë.

 

 

 

 

 

 

 

Veprimtaritë e organizuaranë Tropojë gjatë muajit të ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në kuadrin e punës së muajit të ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Projekti i Fondacionit MWL për Gratë, që punon në Tropojë, organizoi një takim ndërgjegjësimi me 35 nxënës të shkollës “Ali Podrimja”, në Bajram Curri.

Pjesëmarrësit u informuan për trafikimin, rreziqet, llojet e trafikimit, identifikimin dhe trajtimin e rreziqeve potencialetë viktimave të mundshme. Të rinjtë krijuan punime artistike, si piktura dhe ese, sipas mesazhit: ‘Ndal Trafikimit të Qenieve Njerëzore’.

 

 

 

 

 

 

 

 

“Arti për Lirinë”, Një fushatë për ndërgjegjësimin kundër trafikimit të qenieve njerëzore, 30 korrik 2017.

Rrjeti URAT, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bashkinë Shëngjin dhe Fondacionin Mary Ward Loreto, organizoi një fushatë për rritjen e ndërgjegjësimit kundër trafikimit të njerëzve.

“Arti për Lirinë” titullohej fushata e zhvilluar në Shëngjin më 30 korrik 2017.

Nëpërmjet artit, njerëzit skicuan një botë pa trafikim dhe shfrytëzim. Mesazhet e tyre, pikturat e tyre dhe muzika e luajtur prej tyre i tregonte kujtdo: ‘Jepini fund skllavërisë së ditëve të sotme”. Fëmijët luajtën, vizatuan dhe pikturuan me ne. Gjithashtu, kishte shumë vizitorë që shkruan mesazhe frymëzuese në mur.

1,973 persona vizituan Kutinë “UN.Gift” në Shëngjin, Lezhë. Ata u informuan nga vullnetarët tanë për çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore, dhe morën gjithashtu fletëpalosje që kishin numrin e ndihmës dhe informacione të domosdoshme në evidentimin dhe luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.

 

Dy vizitorë të veçantë nga Qendra për Studimin e Skllavërisë së Ditëve të Sotme në Universitetin St Mary Twickenham, Londër, vizituan Fondacionin MWL, më 7 shtator 2017.

Sasha Jesperson dhe Anne-Marie Barry, dy zonjusha, të cilat punojnë kundër Skllavërisë së Ditëve të Sotme dhe kundër trafikimit, po mbledhin të dhëna nga shtete të ndryshme, të njohura si pika të nxehta të trafikimit, me qëllim kryerjen e një studimi kërkimor në bashkëpunim me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ato zgjodhën të vijnë në Shqipëri dhe të kishin takime me institucionet qeveritare dhe partnerë të tjerë, që punojnë kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ato takuan stafin e Fondacionit MWL për të diskutuar çështjet dhe problemet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore. Fondacioni MWL u përfaqësua nga Aferdita Gjoni, Gazmir Memaj dhe Alfred Matoshi. Ata bënë një prezantim të përgjithshëm të misionit të Fondacionit MWL për të gjitha projektet, dhe se si fondacioni drejton fushatat ndërgjegjësuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe programet e parandalimit, që çojnë në zgjidhje praktike për popujt e cenuar që jetojnë në varfëri dhe situata krizash.

Stafi i Fondacionit MWL tregoi realitetin dhe mjedisin shoqëror të viktimave shqiptare, burimin e trafikimit, profilet e trafikantëve, si dhe mjaft informacion të detajuar që u vlerësua dhe u çmua si i domosdoshëm nga Sasha dhe Anne-Marie për punën e tyre kërkimore. Ato vizituan Qendrën e Këshillimit të Grave të Fondacionit MWL në Tiranë ku takuan psikologen dhe punonjësen sociale të stafit, Irena Kraja dhe Arveda Baholli, që punojnë në qendër. Ishte një mundësi për të diskutuar me vizitorët për mënyrën si Fondacioni MWL punon në këtë qendër këshillimi, duke punuar me raste të krizave dhe nevojave emergjente në bashkëpunim me partnerët tanë dhe institucionet qeveritare. Pas vizitës në qendrën e këshillimit ato u ftuan nga stafi për një drekë, ku iu dha mundësia të diskutojnë përvojat në një mjedis të ngushtë dhe miqësor.