Mary Ward Loreto ka qenë pjesë e një programi të zhvilluar nga ICITAP, që organizoi një trajnim për hetimin e krimeve të seksit në SHBA për një grup përfaqësuesish të Policisë së Shtetit, një punonjëse sociale dhe një psikolog. Arveda Baholli, një punonjëse sociale e qendrës për këshillimin e gruas të MWL-së në Tiranë, mori pjesë në trajnimin në SHBA.

Arveda Baholli ishte pjesë e grupit të ekspertëve që zhvilluan një kurs ndjekjeje për këtë trajnim në SHBA, që të përdorej në Shqipëri si një “Qasje ndërmjet shumë agjencish me në qendër viktimën për hetimin dhe menaxhimin e krimeve seksuale”. Ky kurs u ofrua nga Akademia e Sigurisë e Policisë së Shtetit, duke ndarë njohuritë dhe praktikat e mira me studentët e policisë, që janë policët tanë të ardhshëm.

Temat e trajtuara nga punonjësja sociale e MWL-së ishin “roli i një punonjësi social në trajtimin e nevojave të viktimës dhe mbështetjen e punës së policisë” dhe “shërbimet sociale për viktima e dhunës seksuale”. Në ditën e fundit të kursit, u prezantua një seancë e shkurtër për menaxhimin e stresit nga punonjësja sociale e MWL-së dhe një psikolog i grupit.

Një përfaqësues i policisë angleze ishte pjesë e grupit, i cili prezantoi metodologjinë e policisë britanike. Ky kurs trajnimi kishte një qasje ndërinstitucionale, që përqendrohej te viktima, menaxhimi dhe hetimi i krimeve seksuale. Përmbledhje e të dyja seancave përfshin prezantimet, diskutimet në grup dhe planifikimet në grupe të vogla.

Gjatë kursit 5-ditor, të gjithë trajnuesit dhanë kontribute pozitive dhe u treguan të gatshëm për të arritur praktikat më të mira. Sipas vlerësimit të trajnimit, rezultoi të ishte ndihmesë e madhe dhe e vlefshme për punën e përditshme të hetuesve.

MWL-ja i është falënderuese ICITAP-it për këtë mundësi të mrekullueshme. Ka krijuar një mundësi shumë të madhe për zhvillimin e punonjëses sociale të MWL-së , por edhe për zhvillimin e vetë misionit në terren dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

 

 

Simpoziumi ndërkombëtar i tetë vjetor për Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Trafikimin e Migrantëve, e martë, 17 prill 2018, Bruksel. 

Simpoziumi i tetë ndërkombëtar vjetor për Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Trafikimin e Migrantëve, u zhvillua në Bruksel. Katër anëtarë të RENATE (Rrjetëzimi Evropian Fetar Kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimit) dhe Presidentja e Fondacionit Mary Ward Loreto/RENATE, Imelda Poole morën pjesë në këtë aktivitet, duke përfaqësuar Shqipërinë.

Delegatët e këtij simpoziumi ndërkombëtar vjetor:

Shqyrtuan se si të krijojnë bashkëpunim ndërmjet shumë agjencish, për të siguruar dënimin e keqbërësve;

Morën në konsideratë mënyrat e mbrojtjes së viktimave përmes fuqizimit të mbështetjes për viktimat;

Morën pjesë në diskutimet ndërvepruese  me palët kryesore të interesit dhe ndanë praktikat më të mira në mbrojtjen e viktimave të trafikimit;

Shqyrtuan se si të identifikohen, mbrohen dhe mbështeten më mirë viktimat e shfrytëzimit seksual përmes ofrimit të një sistem mbrojtjeje me në qendër njeriun;

Ndanë idetë për dhe transferuan njohuritë aktuale për trajnimin dhe arsimin e disponueshëm për stafin e vijës së parë për të siguruar se janë të kualifikuar për të identifikuar dhe vlerësuar viktimat e trafikimit;

Vlerësuan rëndësinë e punës në partneritet dhe diskutuan si të zbatohet më mirë bashkëpunimi i efektshëm shumësektoral.

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, trafikimi i qenieve njerëzore është rritur konsiderueshëm. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në vitin 2012, 20,9 milionë njerëz në botë ishin viktima të punës së detyruar dhe shfrytëzimit seksual. Sipas një raporti të Komisionit Evropian, gjatë periudhës 2013-2014, vendet anëtare të BE-së raportuan 15,846 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, 76% e të cilave ishin gra dhe vajza. Përllogaritet se dy nga tre viktimat e regjistruara (67%) janë trafikuar për shfrytëzim seksual, 21% për lloje të tjera të punës së detyruar dhe 12% për llojet e tjera të shfrytëzimit. Ju lutemi, klikoni këtu për më shumë.

 

Trajnimi i RENATE për “Trafikimin dhe traumën: Kujdesi për viktimat dhe kujdesi parandalues për kujdestarët” 

Mary Ward Loreto mori pjesë në trajnimin vjetor të RENATE për “Trafikimin dhe traumën: Kujdesi për viktimat dhe kujdesi parandalues për kujdestarët”.

Ky trajnim u zhvillua më 30 prill-4 maj 2018 në Qendrën e Konferencave “PallotiHaus” në Freising të Gjermanisë. Ishin 34 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës, që punojnë drejtpërdrejtë me viktimat e shfrytëzimit seksual.

Ishte një trajnim frytdhënës për sa i përket ngritjes së kapaciteteve profesionale për të mbështetur viktimat e trafikimit, që është pjesë e misionit dhe praktikës së MWL-së, po ashtu edhe shkëmbimin e praktikave të mira.

Na mirëpriti shumë ngrohtë dhe me kujdes në PallotiHaus zoti Mabel Marioti, që e moderoi këtë veprimtari gjatë gjithë javës; Motra Imelda Poole, presidentja e RENATE mirëpriti të pranishmit duke prezantuar dhe historikun e kësaj nisme të Fondacionit RENATE. Ivonne Van De Kar na prezantoi programin dhe logjistikën për javën.

Znj. Joana Terzieva dhe Dr. Ingeborg Kraus, që kanë shumë përvojë në punën me viktimat e shfrytëzimit seksual, dhanë informacion dhe praktikë të rëndësishme për psikotraumatologjinë dhe terapinë me fokus traumën. Tema e “Kujdesi për kujdestarët” kishte si qëllim pajisjen me aftësitë për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve në punë, duke theksuar që duhet të marrim në konsideratë nevojat tona dhe të atyre me të cilët punojmë, në mënyrë që të jemi efektivë dhe të ndihmojmë.

Ishte një javë shumë e pasur nga ana e të nxënit, që kombinoi informacionet e temës dhe të rasteve praktike me pikëpamjen e një qasjeje të zbatimit të ligjit, një qasje shpirtërore, lutje dhe reflektim, një vizitë në strehën SOLWODI për viktimat e trafikimit në Ausburg dhe socializimi dhe vizita me grupin.